PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Horoskopi 21 nëntor 2017


Dashi- 21.03-20.04

Lëreni veten të keni kënaqësi sensuale. Nëse jeni në lidhje, është koha e duhur të largoheni në ndonjë pushim me partnerin. Kur kaloni kohë të mirë bashkë pa ndonjë shpërqendrim do të forconi lidhjet tuaja. Jeni beqarë? Do ta takoni dikë në ndonjë tubim të veçantë kulturor apo artistik. Përgatituni të merrni ju hapat e parë. Ky person është shumë i turpshëm për ta prezantuar veten.

Demi- 21.04-20.05

Mbështetuni tek një person i dashur që të merrni mbështetje emocionale. Kur keni qenë më të rinj në moshë, familja nuk ju ka inkurajuar shumë për ëndrrat. Tani jeni rritur dhe jepni vetes leje të ndiqni një dëshirë të zemrës. Miku i ngushtë apo partneri dëshiron që ju të rrezikoni. Ai e ka parë sesi po e ndrydhni anën kreative. Duke ndarë më shumë kohë për pikturim, shkrime apo muzikë do të kënaqni zemrën.

Binjakët- 21.05-20.06

Ju përshtateni mirë në secilën sfidë profesionale. Kjo ndodh sepse nuk kurseheni kur është fjala për punë. Kur t’ju kërkohet të bëni diçka, ju menjëherë e kryeni detyrën. Punëdhënësi juaj e vlerëson qëndrimin tuaj bashkëpunues. Shumë shpesh, anëtarët e stafit nuk i kryejnë detyrat që i kanë të caktuara në përshkrimin e punës. Si rezultat i kësaj, do të keni ngritje në detyrë në kohë rekorde.

Gaforrja- 21.06-20.07

Mos u tregoni modest për talentin tuaj kreativ. Do të kultivoni sukses duke e ekspozuar punën tuaj. Të tjerët janë të fascinuar me vizionin tuaj unik. Në fillim, do të punoni në baza lokale. Por komentet që do të merrni do t’ju bëjnë artistë më të mirë. Mos u mundoni të ftoni cinikë nëpër ngjarje të tilla. Ata vetëm sa do të denigrojnë punën tuaj. Vërejtjet e tilla negative janë rezultat i negativitetit. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet të rrethoheni me njerëz që besojnë në shkathtësitë tuaja.

Luani- 21.07-20.08

Është e natyrshme për ju të bëni sakrifica për të dashurit tuaj. Megjithëse keni reputacionin që ndodheni në qendër të vëmendjes, nuk do të thotë se jeni egoistë. Kurdo që e keni rastin, ju ndani mjete dhe jepni përkrahje morale për familjarët e të dashurit tuaj. Dikush që po kërkon punë më të mirë ka nevojë për referencë. Duke shkruar një rekomandim për të, do ta ndihmoni shumë. Nëse mendoni që po tregohen të papërgjegjshëm, bëhuni të sinqertë.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Puna me partnerin ju ndihmon t’i zhbllokoni pengesat kreative. Nganjëherë kur keni nevojë për ide, ju bëheni shumë analitikë. Kjo i përkeqëson telashet që duken të thjeshta. Për këtë arsye, është ide e mirë t’i bashkoni forcat me dikë që ka një qasje më intuitive ndaj punës. Në vend se të provoni të zgjidhni dilema si ekuacion matematike, thjeshtë do të eksperimentoni teknika të ndryshme. Herët a vonë, do të keni një kthesë që ua mundëson të ecni përpara.

Peshorja- 21.09-20.10

Një marrëveshje do të realizohet në favorin tuaj. Nëse e kryeni punën si duhet në këtë projekt, do të merrni edhe të tjera. Paratë shtesë që i merrni do t’ua mundësojnë të shijoni komoditetin. Ju pëlqejnë lukset dhe kur keni mundësi ta trajtoni veten me to, merrni pamje tërheqëse. Mos u befasoni kur dashuria juaj përmirësohet si rezultat i kësaj. Po përballeni me ndonjë dilemë etike në punë? Bindiuni ndërgjegjes.

Akrepi- 21.10-20.11

Një lidhje romantike ju jep kurajë të rrezikoni. Nëse dëshironi të jetoni jashtë, botojeni një libër ose regjistrohuni në ndonjë drejtim të avancuar. E rëndësishme është ta lini një marrëveshje të sigurt familjare. Kurdo që ndiheni si peshk në ujë, mbështetuni tek i dashuri për përkrahje. Jeni beqarë? Do të takoni një partner ideal në ndonjë ngjarje kulturore a artistike.

Shigjetari- 21.11-20.12

Para se të veproni për të tjerët, shpëtojeni veten. Flini gjumë, bëni banjë apo shëtisni në park sepse do të ndiheni më mirë. Do të jetë më e lehtë të bëni një gjest dashurie kur ndiheni të pushueshëm dhe të relaksuar. Po merreni me ndonjë të afërm pasiv apo agresiv? Mos iu përgjigjni sjelljes manipuluese. Kurdo që dëshirojnë ndihmën tuaj, do ta marrin. Mos anuloni plane për t’i përmbushur kërkesat e tyre.

Bricjapi- 21.12-20.01

Lëreni një mik të kompletuar t’ju ndihmojë të realizoni një qëllim. Zakonisht vetëmjaftoheni. Aktualisht, po ndiheni se jeni jashtë thellësisë suaj. Duke bashkuar forcat me dikë që e di rrugën e vet drejt një organizate të rëndësishme, suksesi është i garantuar. Tregoni vullnet të dëgjoni më shumë seç flisni. Nëse ndiqni udhëheqjen e tij të mund të lini përshtypje të mira në grup.

Ujori- 21.01-20.02

Një mundësi interesante në karrierë është rrugës. Kushdo që ju thotë se nëse merreni me art nuk shpaguhet, e ka gabim. Mund ta gjeni një ofertë për të marrë mundësi të reja që paguhen mirë. Jo vetëm që të tjerët do të impresionohen nga guximi juaj por edhe do të admirojnë shkathtësitë që keni. Duke bashkuar forcat, do të bëheni emër i respektueshëm i fushës. Jeni të lumtur me vendin aktual? Mund të intervistoheni nga ndonjë blog a revistë.

Peshqit- 21.02-20.03

E keni rastin të shkoni në një udhëtim në largësi. Është mirë të ndërroni pak ambientin. Gjërat që dikur i keni marrë si të mirëqena do t’i shikoni në një mënyrë tjetër. Në vend se të përshtateni me një situatë është mirë të vazhdoni në një drejtim që paguhet më tepër. Tregohuni të hapur për një praktikë apo sistem të ri besimi.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 21, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: