PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Gjiknuri: Nis puna për fizibilitetin e autostrades Adriatiko-Joniane


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi bisedime bilaterale me Ministrin e Transportit dhe Marinës Osman Nurkovic dhe Ministren e Ekonomisë Dragica Sekulic, gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë.

“Diskutuam në lidhje me projektet e infrastrukturës rrugore ku të dyja vendet kanë si projekt prioritar autostradën Adriatiko-Joniane. Kemi marrë financimet e nevojshme për të bërë studimin përfundimtar të fizibilitetit. U njoha edhe me projektet e zhvillimeve infrastrukturore në Malin e Zi që ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në lidhjen me Shqipërinë. Ngrita problemet që kërkojnë vëmendjen e palës malazeze për kompletimin e rrugëve të tjera dytësore që lidhin pika të tjera kufitare me Shqipërinë”, theksoi ministri Gjiknuri.

Ministrat nënvizuan faktin se tashmë ka filluar puna për kryerjen e një Studimi të Fizibilitetit për autostradën Adriatiko-Joniane. Nga ky studim pritet kryerja e një analize të detajuar mbi investimin e mundshëm, prioritetet e ndërhyrjes, me qëllim bërjen e një projekti financiarisht të mundshëm për t’u mbështetur.

Më tej, ai u ndal tek përpjekjet për krijimin e pikës së përbashkët kufitare edhe në Han të Hotit, njësoj siç tashmë funksionon në Muriqan.

“Ka hapa konkret dhe besoj se shumë shpejt edhe kjo gjë, me angazhimin e qeverive dhe institucioneve përkatëse do të bëhet realitet. Gjithashtu, na u prezantua nga ana e palës malazeze edhe me njëprojekt zhvillimor për gjithë pjesën e liqenit të Shkodrës, një projekt të integruar ku përfshihen edhe elementët e turizmit, bujqësisë, navigimit. Mendoj se ky është një projekt që duhet ta shtyjmë përpara”, nënvizoi Gjiknuri.

Në takimin me Ministren e Ekonomisë që mbulon dhe pjesën e energjetikës, Gjiknuri u ndal tek angazhimi për projektin e përbashkët të gazsjellësit Jonian Adriatik Pipeline (IAP).

“Kemi vendosur që nga faza e krijimit të një njësie të përbashkët të kalojmë në fazën për krijimin e një kompanie të përbashkët për projektin IAP. Në këtë mënyrë mund ta promovojmë tek investitorët e mundshëm dhe besoj se shumë shpejt kjo gjë do të konkludohet përpara mbledhjes së qeverive të dy vendeve që është parashikuar për në pranverën e ardhshme”, theksoi Gjiknuri.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 21, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: