PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

​RAPORTI I INSTAT, RRITET ME 7.1%  TURIZMI NË SHQIPËRI


Nga Anxhela Mema 

   Numri i turistëve që vizituan Shqipërinë në 10-mujorin e parë u rrit me 7.1%.

Sipas raportit të INSTAT, thuhet se vijon rritja nga vizitorët e huaj edhe për muajin tetor. Vetëm në ketë muaj në  Shqipëri turizmi ka pësuar një rritje me 25.3% krahasuar me vitin 2016.

Peshën më të madhe e zënë hyrjet në rrugë tokësore me 81.0%,  rrugë ajrore 14.3% dhe detare 4.7%.

Ndërkohë që dyfishohet numri i të huajve që vizituan Shqipërinë, hyrjet nga Kosova kanë patur një rënie prej 21.1%.   Agjensitë turistike kosovare pohuan se arsyeja kryesore e kësaj rënie është shërbimi i dobët dhe ofertat jo te mira të Shqipërisë.
Po ashtu vërehet se është rritur ndjeshëm pakënaqësia e vendasve, të cilët janë larguar jashtë territorit tonë.
Vetëm në periudhën Janar-Tetor të 2017-ës është rritur me 5.8% numri i shtetasve shqiptarë të larguar, krahasim me 1 vitë më parë.

Përpos rënies që ka patur nga shtetasit kosovarë dhe largimit të shqiptarëve, Polonia ka thyer rekord me një rritje prej 73.9%. Vetëm për këtë periudhë në vendin tonë kanë hyrë 113.334% pushues polak.
Me 50% janë rritur gjithashtu hyrjet nga Zvicra. Në total 4.604.010 shtetas kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.


Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 21, 2017 nga te Uncategorized.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: