PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

​ISH-MINISTRI I BRENDSHËM SAIMIR TAHIRI NË DREJTIM TË GJERMANISË


  

 

   Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u largua nga Shqipëria. Sipas disa burimeve bëhet me dije se destinacioni kryesor ishte Gjermania. Shkaku i këtij udhëtimi të papritur bëhet operimi i një të afërmi të tij, në Mynih.

 Largimi i deputetit Tahiri ka hapur mjaft debate. Krerët e opozitës kërkojnë bllokim të menjëhershëm të pasaportës. Ndërkohë kërkojnë edhe heqjen e mandatit të deputetit Tahiri. Sipas krerëve të opozitës ish-ministri nuk duhej të dilte jashtë Shqipërisë.

  Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është nën hetim nga prokuroria u largua të premten e 17-të nëntorit. Ai u nis nga aeroporti i Rinasit rreth orës 15:00 dhe mbërrin në Vjenë në orën 16:40. Në po këtë ditë, në orën 17:30 niset drejt Hamburgut, Gjermani.

   Destinacioni drejt Hamburgut dhe jo Mynihut të udhëtimit të Tahirit shkaktoi debat politik. Ai kthehet pas mesnatës të së dielës. Mbërritja e tij në orët e para të ditës së hënë ngjallë haludime të shumta.
Nga ana tjetër avokati i ish-ministrit të Brendshëm bën një deklaratë të fortë. Ai thekson se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi dy ditor të deputetit Tahiri.
 Disa informacione na vënë në dijeni se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kërkoi në gjykatë bllokim të pasaportës. Gjithashtu prokurorë theksojnë se deputeti Tahiri është i lirë të lëvizë sipas dëshirës. 
Përgatiti: Ina Jaupi 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 21, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: