PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Prokuroria dyshime se 863 mijë eurot në makinën e Sotës ishin të Tahirit


image

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga dy prokurorët e dosjes ‘Tahiri’, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj.

Ata janë shprehur se dyshojnë se paratë e sekuestruara në automjetin e biznesmenit Ores Sota, lidhen me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

Sipas tyre, itinerari që makina u nis nga Rinasi ishte i çuditshëm. Kujtojmë se brenda automjetit, në kohën e ndalimit nga policia, u gjetën një patentë e Tahirit dhe dy pasaporta detare, një e gruas së ish-ministrit dhe një e vetë atij.

Ndërkohë, nga shuma e sekuestruar prej 863 mijë euro, 250 euro ishin false. Sipas prokurorëve kjo vërteton se nuk janë tërhequr nga banka dhe ishin të hedhura kuturu në makinë.

Biznesmeni Orest Sota nuk i ka ndaluar patrullës së parë dhe është arrestuar afër te “Kurum”.

Në seancën e sotme kur biznesmeni ka dalë për masë sigurie, mbrojtja ka deklaruar: Paratë janë të Lefter Sotës. Kishte folur me pronarin turk dhe administratorin për një sasi hekuri dhe paratë do ti linte si garanci.

Më tej, mbrojtja ka theksuar se sipas bisedave në ëhatsapp ishte dhënë OK për këtë gjë.

Mbrojtja ka paraqitur edhe bisedat e zhvilluara me përfaqësuesit turq. Sipas saj, paratë janë nga aksionet e shitura në një bankë, 1.3 milionë euro  dhe i ka mbajtur në shtëpi. Gjykata është tërhequr për vendim. Mbrojtja kërkon detyrim paraqitje.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 20, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: