PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Katër vjet nga vdekja e Olldashit dhe hetimi komedi


Më 20 nëntor të 3 vjetëve më parë u nda nga jeta tragjikisht në një aksident automobilistik, deputeti demokrat, Sokol Olldashi. Disa muaj pas vdekjes në mënyrë konfidenciale me email-e, në qarqe të ngushta, qarkulluan tri foto shokuese që tregonin të ndjerin pas aksidentit.

Imazhe tepër të rënda për t’u parë (jo etike për publikim): Shformimi i kokës së deputetit është i jashtëzakonshëm, tronditës: asnjë prej tipareve nuk ishte në vendin e vet.

Këto foto, të cilat gazeta DITA i posedon, minimalisht i japin një përgjigje pikëpyetjeve që shkaktoi nxitimi për të bërë varrimin e Olldashit. Në atë nivel dëmtimi, homazhet nuk mund të kryheshin normalisht.

Por këto foto nga ana tjetër flasin për një dëmtim ekstrem tepër të rëndë, që mund të jetë i shkaktuar ose nga një aksident shumë i rëndë ose nga një sulm dhe agresion shumë i rëndë.

Vendi i aksidentimit, makina e sigurt me të cilën udhëtonte Olldashi dhe dëmtimi fare modest i mjetit të tij duket se i bëjnë shumë të dyshimta rrethanat që mund të justifikonin një aksident kaq të egër.

DITA ka mundur të zbulojë disa pasaktësi flagrante të raportit autoteknik zyrtar të hartuar për këtë ngjarje. Inxhinieri Arben Meçaj ka hartuar një studim mbi dinamikën e ngjarjes dhe ky raport i dytë ka nxjerrë në pah shumë pasaktësi në raportin zyrtar të administruar nga prokuroria.

Ekspertët zyrtarë nuk kanë pasur asnjë reagim për këtë raport.

Për më tepër, inxhinieri Meçaj arriti të gjente në disa vende dhe piketa të rëndësishme të vendit të ngjarjes telajon dekoruese të makinës së Olldashit gati 3 javë pas ngjarjes. Pasi ky fakt u botua në Dita, vendi i ngjarjes u dogj dhe përpos djegies së shkurreve një fadromë kishte gërmuar dhe zhbërë rrugën dytësore ku u gjet automjeti.

Ne sot nuk dimë ende se ku ishte, nga vinte dhe me kë ishte Sokol Olldashi në momentin e aksidentimit.

Shumë bashkëpunëtorë të tij të afërt janë të bindur se autoritetet policore dhe prokuroria kanë “ndihmuar” figurën e tij duke shmangur për publikun prezencën e një femre në automjetin e tij natën e aksidentit.

Por edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishte një ndër turpet dhe veprimet më të rrezikshme të kryera ndonjëherë nga një organ publik hetimor. Paranojat apo ngërçet pseudomorale të hetuesve dhe kolegëve të Olldashit, nuk janë kurrsesi argument në një hetim zyrtar të rëndësishëm që duhet të dëshmonte mbi të gjitha seriozitet.

Sot si pasojë e këtij hetimi të mangët dhe rrethanave të dyshimta, një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare ende bluan dyshimin se “Olldashin e kanë hequr qafe”.

Mediat dhe gazetarët i kanë të kufizuara mundësitë hetimore pasi janë autoritetet shtetërore ato që kryejnë veprimet në tërësi.

Media mund të mos ketë mundësi të dalë në konkluzion hetimor mbi ngjarjen, ama një konkluzion mbi hetimin mund ta japë me siguri: Hetimi për vdekjen e Olldashit ishte një komedi.

Një komedi që jo vetëm nuk bën aspak për të qeshur, por përkundrazi e vendosi publikun shqiptar nën terror psikologjik nga dyshimi mos Olldashin e kanë vrarë”. /Dita

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 20, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: