PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Elbasani masa drastike për ndotjen e ajrit, monitorim 24 orë


Elbasani do të monitorojë 24 h cilësinë e ajrit në qytet dhe të dhënat janë online për çdo qytetar, apo subjekt që ka interes t’i njohë ato. 
Aparaturat matëse janë vendosur në 5 pika të ndryshme në qytet ku është menduar se ajri është më i rënduar. Por sipas specialistëve, këto aparatura janë të lëvizshme dhe do të ndryshohen nëse lind nevoja. 

Një pasqyrim i qartë i gjendjes së mjedisit ishte dosdoshmëri pasi përherë ka ekzistuar dyshimi për shifrat e paraqitura. Treguesit e saktë të nivelit të ndotjes do të çojnë më pas në marrjen e masave në rastet kur është e nevojshme.

Specialistët e prezantuan nismën para Këshillit Bashkiak duke dhënë edhe lajmin e mirë se në 4 muaj që ka nisur monitorimi, niveli i ndotjes në qytetin e Elbasanit është konform të gjitha normave të BE-së. 

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini tha se monitorimi i saktë i gjendjes së mjedisit ka qenë një kërkesë e përhershme e Këshillit Bashkiak, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të merren masa konkrete.

Nisur edhe nga e kaluara e tij industriale, por edhe nga djegiet e dikurshme të mbetjeve urbane, qyteti i Elbasanit lakohej si një nga qytetet më të ndotura në vend. Por sot matjet na tregojnë se gjithçka ka ndyshuar dhe ne jetojmë në një qytet të pastër. 

Këshilltarët mirëpritën këtë iniciativë të Bashkisë së Elbasanit ndërkohë që kërkuan që herë pas herë të ndyshohet vendi i aparateve matëse për të pasur  një pasqyrë të qartë të të gjithë territorit. 

Diskutime pati edhe përsa i përket trafikut dhe ndotjes së shkaktuar prej tij, duke kërkuar që në bashkëpunim edhe me sektorin e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan të merren masa për rregullimin e trafikut dhe gjetjen e alternativave gjatë orarit të pikut.

Në faqen zyrtare të Bashkisë së Elbasanit http://www.elbasani.gov.al çdo person i interesuar do të gjejë matjet e nivelit të ndotjes shoqëruar kjo edhe me normat e lejuara. Ndërsa specialistët mund të ndërmarrin edhe hapa të mëtejshme duke analizuar të dhënat dhe duke dal në përfundime më të specializuara.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 20, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: