Elbasan/ Këshilli Bashkiak miratoi paketën fiskale për buxhetin e 2018 


Sot është mbajtur mbledhja për muajin nëntor të Këshillit Bashkiak Elbasan. Një temë mjaft e rëndësishme ka qenë edhe Projekt buxheti për vitin 2018, ku është votuar në mënyre unanime nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Njoftimi u bë publik nga faqja zyrte e Bashkisë Elbasan, ku ndër të tjera shkruhet:

Aprovimi i taksave dhe tarifave vendore për vitin 2018 është baza kryesore për hartimin e projekteve të buxhetit të vitit të ardhshëm. Çdo drejtori e Bashkisë së Elbasanit ka bërë studimet e nevojshme për çdo taksë e tarifë duke bërë ndryshimet dhe argumentimet për çdo ndryshim që kanë pësuar disa prej taksave e tarifave. 

Paketa fiskale e Bashkisë Elbasan për vitin 2018 pasqyron ndryshimet ligjore, por edhe përshtatjet e treguesve të taksave dhe tarifave vendore. Të gjitha këto ndryshime do të shërbejnë si instrument për rritjen e eficensës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për t’u shërbyer më mirë qytetarëve. 

Si faktor i rëndësishëm për hartimin e paketës fiskale kanë shërbyer dëgjesat e realizuara me indivodë taksapagues, biznes i vogël dhe i madh, subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Njësinë Administrative Bradashesh dhe grupe të tjera interesi.

Me anë të kësaj pakete, Bashkia Elbasan synon të shpërndajë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për subjektet ekonomike dhe për familjarët barrën fiskale për viin 2018.

Kjo paketë ka si qëllim mbështetjen e kategorive në nevojë, duke i përjashtuar, apo duke u krijuar politika favorizueze në pagimin e taksave dhe tarifave vendore. 

Kështu, në familjet që pësojnë dëmtime në banesat e tyre nga fatkeqësitë natyrore, si përmbytje, rrëshqitje dheu, tërmete, zjarre etj me anë të kësaj pakete përjashtohen nga pagimi i detyrimit për dhënien e lejes së ndërtimit nga ana e bashkisë. 

Vëmendje kryesore në këtë paketë i është lënë edhe përmirësimit të faktorëve mjedisorë në territorin e Bashkisë së Elbasanit dukekrijuar politika për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëra dhe të pyllëzuara të cilat ndikojnë në uljen e ndotjes mjedisore .

Gjithashtu është synuar ulja e informalitetit dhe lufta ndaj konkurrencës së pandershme midis subjekteve ekonomike. Nxitja e investimeve, zhvillimi i turizmit, përmirësimi i shërbimeve janë gjithashtu disa nga detyrimet që shtron kjo paketë fiskale.  

Gjithashtu në këtë paketë fiskale Bashkia Elbasan ka ripërcaktuar mundësitë ligjore për uljen e taksës së pasurisë duke i sjellë taksat e tarifat vendore për familjarët, ndër më të ultat në Shqipëri, në krahasim me bashkitë e tjera.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close