PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Debati për pikturat e Ramës, ia vlerëson Gazment Leka


image

Shkrimi i Artsy.net për Bienalen e Venecias duhet t’i ketë dhembur në shpirt Edi Ramës. Shigjetat e kritikëve të huaj ishin hedhur pa asnjë mëshirë mbi pikturat kryeministrore, duke mos llogaritur asnjë ndjeshmëri të autorit.
I rëndë ishte krahasimi me skicat e një adoleshenti nën efektin e drogës, por edhe sinqeriteti deri në fund i gazetarëve që shkruanin se “punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë”.
Gjithsesi në Tiranë fryn një erë tjetër. Portaleve pranë qeverisë nuk i kishte shpëtuar një vlerësim i piktorit Gazmend Leka në emisionin Ëake Up me Eno Popin në mëngjes herët. Leka shprehej se Edi Rama “do ishte artist i mirë, nëse do merrej me art”.
Pavarësisht entuziazmit të oborrit kryeministror për ta lartësuar më tej talentin e artistit udhëheqës, duket qartë se Gazmend Leka, që njihet edhe si mik i Edi Ramës, është treguar i kursyer në vlerësimin që ka dhënë.
Komplimenti nga piktori Gazmend Leka me gjasa do të ketë efektin e morfinës mbi plagët që hapën gazetarët e huaj që shkruan për Bienalen e Venecias.
Nuk dihet sa shitet një pikturë e Edi Ramës jashtë vendit, për shkak se çmimi mbahet i fshehtë për mediat mnga organizatorët e ekspozitave. Megjithatë, për çdo vit kryeministri deklaron fitime nga shitja e pikturave.
Çuditërisht, Edi Rama asnjëherë nuk i quajti “kazan”, gazetarët që shkruan për pikturat e tij në bienale. Një shpjegim mund të jetë se ishin ata që ia thanë të parët, duke e lënë kryeministrin pa fjalë.lapsi.al

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 20, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: