PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

PAD dhe LIBRA: fundi “halabak” i dy partive intelektuale


LIBRA

Pas një kohe të gjatë heshtjeje, LIBRA, partia e re e Blushit u rishfaq ashtu si nuk do donte kurrë: me përplasje e sherre të brendshme, deri dhe fizike, duke paralajmëruar lindjen e një “foshnjeje të vdekur”.

Në këtë pikë, ajo të kujton PAD-në, forcën e dalë nga skizma e parë e PD-së, e cila sot pothuajse ekziston vetëm në letra. Që të dyja i ka bashkuar “intelektualizmi” si frymë e identitet, por paradoksalisht që të dyja kanë patur si epilog të ngjashëm rrëshqitjen në halabakri, mu prej sherreve të brendshme, siç patën dhe prolog të ngjashëm.

PAD i ngjiz si një opozitë ndaj PD-së së Berishës, duke patur si themelues emra më staturë të lartë intelektuale. Ata mëtonin se do përçonin atë lloj fryme mendimi, më pas dhe politikëbërje, e cila do sfidonte arrogancën dhe vrazhdësinë e pushtetit demokrat. Por vit pas viti erdhën duke u venitur, pa lënë asnjë gjurmë. “Lajm” nga kampi i Aleancës Demokratike, do ishte përplasja Ceka – Zogaj për vulën e partisë, ndodhur aty nga vitet 2002 – 2003, e më pas rrahja e Ritvan Peshkëpisë nga badigardët e Cekës, gjatë një aktivitet partiak në hotel “Dajti”, po në ato vite. Asgjë më shumë. Çfarë ishin më pas akte politike të Cekës nën siglën e PAD-së, në aleancë me Ramën apo me Berishën më pas, ishin vetëm të Cekës.

Dhe deri diku, ngjashëm ndodhi këto muaj dhe me LIBRA-n e Blushit.

I faktorizuar për shkak të fjalimeve me theks të fortë letrar në oponencën ndaj Ramës, ai rendi natyrshëm drejt krijimit të alternativës së së tij politike, me në krah një profesoreshë, Mimoza Hafizin. LIBRA, ankronimi me vokacion letrar, që në fakt intelektualisht nuk vlente si armë përballë Ramës së superlexuar dhe shumë më të suksesshëm se Blushi në fushën e letrave, politikisht po rezulton një dështim i qartë. Ndarja me znj. Hafizi dhe më pas një sherr i raportuar në media në një aktivitet partiak në Tiranë, tregon se veç librave, Blushi nuk arrin do të bëjë histori politike. Intelektualizmi që degradon në halabakri, është provë e gjithë kësaj.

As emrat e PAD-së nuk bënë dot kurrë histori politike. Ata thjesht përfituan ndonjë post…kur iu ngjitën PD-së.

Nga Ylli Pata

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 19, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: