PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Çfarë ishte Sokol Olldashi ?


 


Pse shumë njerëz po e nderojnë sot? Nuk është punë interesi sepse ai nuk ka pushtet, pushteti i vetëm që ka është pushteti i kujtimit. Pse unë po shkruaj për të kur duke qenë brenda PD-së inkuzicioni i ri mund të bëjë edhe lista armiqsh siç kanë guxuar t’i bëjnë, ky i atij, ky i atij, ky i atij? Pse s’po bëhem “pragmatik” meqë edhe nuk kam qenë mik i Olldashit, hera e fundit që e kam parë ka qenë në verë të 2013 në Shëngjin ku po takonte disa njerëz për t’u zgjedhur kryetar dhe, të rri urtë? Jo sepse ka diçka më të fortë në ketë mes. 

Është një pyetje: pse njerëzit i nderojnë dhe kanë ritual mbi të vdekurit e tyre kurse kafshët jo? Sepse njeriu ka nxitje morale. Njeriu ndërton kult ngaqë kupton se nuk i mjafton vetvetes. Kurse kafsha ka vetëm instikt ushqimor. Është pra forca ndikuese e tragjikes tek secili prej nesh. Janë mendime mbi fatin e tij dhe mbi fatalitetin e njerëzve që guxojnë në jetë. 

Shkruaj sepse nuk jam krijesë ushqimore. Nuk më mjafton ushqimi sado që shumë njerëz habiten se si nuk më mjafton vetëm ushqimi. Shumë thonë se Olldashi ishte mafioz. Por ai nuk u bë i njohur si mafioz as i ngjiti shkallët e karrierës si mafioz. I ngjiti si gazetar. Thonë ishte i fortë por askush prej nesh nuk e pëlqeu as prej se i gjuajti grusht ndokujt as pse vrau ndokënd. E pëlqyem prej oratorisë, argumentit, ngaqë na bënte të ndiheshim të përfaqësuar në debate televizive. Çjanë këto, për ta identifikuar si mafioz! Olldashit iu bë padrejtësi. 

Cilido qoftë realiteti i sotëm kjo është e vërteta e djeshme. Ishte një djalë i familjes së tij, i demokratëve gjithashtu. Po i shkruaj pra këto rradhë bash pse nuk jam krijesë ushqimore. E pakta që mund të bëjë familja e demokratëve është gjejë nderin prej ushtarësh romakë e të nderojë një djalë të demokratëve. Atë që e shpejtoi hapin më shumë se të tjerët dhe pa e kuptuar shkoi e takoi vdekjen para të tjerëve. Nderim. 

Nga Indrit Vokshi

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 19, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: