Fillo të lexosh që tani! Egziston një mundesi që s’kundërshtohet dot


Jim Rohn dikur ka thënë : “Ti je mesatarja e pesë njerëzve me të cilën e shpenzon kohën tënde”. Kjo është shumë e vërtetë. Nëse pesë personat, me të cilët shoqërohesh më shumë, duan të shkojnë në një party dhe nuk kujdesen për veten e tyre, padyshim që ty do të të bëjnë si vetja dhe as ti nuk ke për t’u kujdesur për veten tënde. Nëse ata rreth teje preferojnë të humbasin kohën nëpër rrjetet sociale dhe të marrin nota të ulëta në shkollë, edhe ti pas pak kohësh nuk ke për t’u ndjerë krenar me notat e tua. Por nëse miqtë e tu pëlqejnë palestrën, sportet dhe kujdesen të hanë shëndetshëm, edhe ti ke për të marrë shembull prej tyre për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Ne si qenie njerëzore mësojmë shumë prej ndërveprimit me të tjerët. Shkëmbimi i kulturave, zakoneve, traditave ka të bëjë pikërisht me këtë gjë. Jo më kot, shumë persona të famshëm kanë mësuar prej mësuesve të tyre. Martin Luther King kishte në karakterin e tij plot elemente që i vinim re edhe tek mësuesi i tij, Gandi. Marc Zuckerberg u përpoq të ishte po aq i zoti, sa mësuesi i tij Steve Jobs. Drake, në fillimet e karrierës së tij,dukej si një kopje e mikut të tij të ngushtë Lil Wayne.

Ndoshta ju po mendoni se nuk keni si të jeni të suksesshëm, për aq kohë sa personat përreth jush duken shumë njerëz të thjeshtë. Nuk ka të thotë fare kjo gjë. Miku juaj më i mirë mund të mos jetë një njeri, por një libër dhe me librat të ndani pjesën më të madhe të kohës suaj. Leximi i librave padyshim që të sjell me vete edhe suksesin. 75% e personave më të pasur në ditët e sotme pranojnë se lexojnë të paktën 2 libra në muaj.

Ju mund të mos e njihni Lil Wayne, apo Gandin, apo Steve Jobs, por duke lexuar thëniet e tyre, fjalët e tyre, do t’ju duket sikur ata persona t’i keni përballë jush duke ju këshilluar. Pra, në rrethin tuaj shoqëror, ju do të shtoni edhe personazhet e preferuar të librave tuaj, të cilët zakonisht janë më të moshuar dhe më të zgjuar se ju dhe nga të cilët do të merrni këshillat e duhura për të qenë të suksesshëm. Kur ju e arrini një gjë të tillë prej leximit, ju arrini të mësoni prej personazheve të librave që lexoni, sepse kjo është ajo çfarë ne bëjmë prej njëri-tjetrit. Ne kopjojmë sjellje të preferuara nga njëri-tjetri.

Ndaj, sfidoje veten tënde të lexosh! Unë dua që ti të paktën të lexosh një libër në muaj dhe pas disa muajsh, të mendosh për veten e të kuptosh se sa shumë ke ndryshuar prej leximit… / Bota.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close