Denoncimi/ Elbasan, kualidimi i makinave makth për qytetarët


Nga Pasqyrimi.com

Ditët e fundit kualidimi i automjeteve është kthyer në ”makth” për qytetarët. 

Shumë individë ankohen se në pikat e kualidimit korrupsioni bëhet hapur. Pa para rryshfet në dorë, një automjet e ka të pamundur ta kalojë kontrollin fizik pasi punonjësit e SGS-së do ta gjejnë diçka për tu kapur.

Pranë ”Nismës Thurje” ka mbërritur një denoncim nga qytetari N.B, i cili ka dashur të mbesë  anonim.

Ndër të tjera ai pohon: 

N.B.

Nisma po na thyen ne mes SGS-ja me kolaudimin e makinave. Eshte kthyer ne hall. Nuk te kalon njeri po s’pagove 50.000 Leke te sekseret. Vjet ishte 30.000, sivjet ka shkuar 50.000.
Shkon per te bere kontrollin dhe heren e pare e ke te sigurte qe do te mbetesh. Sido qe ta kesh makinen, heren e pare je i ngelur per gazrat. Kur i thua qe makina eshte e re, po naftes s’kam cfare t’i bej se s’eshte ne doren time, ai punonjesi aty as ta vershellen hiç. Dhe e bejne qe ta kuptosh qe duhet te shkosh te “kollitesh”.

Kur mbaron pune me sekserin, ta kalojne makinen pa kontroll fare.

Na thyen ne mes, se taksat shkojne nja 150 mije leke. Do edhe sekseri 50.000. 

Ju lutem bejeni publike, ishalla degjon Qeveria a prokuroria, se keta po na rrjepin me gjoba per xhepin e vet. Dhe kam hall se po s’vuri njeri dore, vitin tjeter i bie te paguajme 100.000.

Në periudhë prej 10 ditësh, pranë redaksisë së Pasqyrimi.com kanë mbërritur 53 mesazhe me përmbajtje denoncuese ndaj SGS Elbasan.

Pas denoncimeve të shumta pranë redaksisë tonë, ne dërguam korrespondentët tanë pranë SGS-së në Elbasan. 

Pas hulumtimeve në terren, qytetari Astrit L. u shpreh për Pasqyrimi.com, ku na bëri me dije: 

Është dita e dytë që vij pranë kësaj pike kualidimi. Kam lënë punët mia për të kaluar makinën në kontrollin fizik. Është për herë të dytë, pasi të parën herë nuk më kaluan me motivin se shkarkimi i gazrave ishte i lartë edhe pse makina është e re. Për çfarë e bëjnë këtë ? Se duan ti fusesh 20000 milek të vjetra te leja e qarkullimit

Një tjetër qytetar na shprehet:

Jam i skandalizuar. Futa makinën në kualidim dhe thuajse ma nxorrën jashtë përdorimit fare. Makina ime është Ford Fusion e 2004 dhe sipas tyre makina ime nuk plotëson asnjë kusht. Deri këtu dakord. U besova atyre. Shkova i riparova të gjitha me një kosto mjaft të lartë për xhepin tim. Por me e bukura. Shkoj për herë të dytë dhe më thanë që makina skishte asnjë problem, por tani donim 30000 milek të vjetra që të më kalonin

Po ashtu në terren u evidentuan dhe shumë probleme të tjera. Ndër to është prenotimi me telefon, për të evituar radhët e gjata.

Por edhe këtu ka shkelje. Edhe pse ke prenotuar një ditë më parë me telefon, prapë radha është e pashmangshme. Kjo ndodh pasi shumë punonjës të SGS-ve që rregullojnë radhët e gjata, i shkelin rregullat në këmbim të 5000 lekëve të vjetra në dorë, fusin në radhë qytetarë të cilët nuk kanë prenotuar.

Nga ky abuzim ka bërë që shumë qytetarë të konfrontohen me njëri-tjetrin me fjalë për arsye të radhës, të cilën e shkaktojnë persona të kompanisë SGS./Pasqyrimi.com

Advertisements

1 mendim te “Denoncimi/ Elbasan, kualidimi i makinave makth për qytetarët

  1. me falni nje pyetje makina nuk kalon kualidin ne qoftese nuk funksjonon mire sendilja e shoferit

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close