Bulqizë/ Kryetari i Bashkisë merr pësipër përgjegjësinë për asfiksimin e nxënësve


image

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shupenzë, ku 60 nxënës përfunduan në spital pas asfiksimit për shkak të tymit të ardhur nga kaldaja, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Në një prononcim të dhënë për “BalkanWeb”, ai tha se situata u vë në kontroll në kohë reale.

“Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm Emergjencat Civile të Bashkisë. Si prind, si mjek, kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë”, tha Damzi.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje aksidentale. “Pardje u bë testimi pa nxënës dhe ishte në rregull. Kaldaja u ndez në orën 7 dhe u bllokua oxhaku. Kaldaja është moderne, me pelet. Ka zero ndikim në mjedis. Specialistët vunë sërish në punë kaldajën, është në gjendje të mirë”, tha ai.

60 nxënës u asfiksuan nga dioksidi i karbonit sot në shkollën e mesme të Shupenzës në Dibër, pasi teknikët testonin kaldajën e shkollës gjatë orëve të mësimit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close