PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Sëmundjet e mushkërive/ Pse shfaqen dhe si mund te kurohen


cuidados_5Sëmundjet e ndryshme në mushkëri, ashtu si të gjithë llojet e sëmundjeve, vinë si pasojë e një anomalie në elementët kryesorë të trupit të njeriut, në qeliza. Normalisht, trupi mban një sistem që kontrollon dhe balancon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kështu që qelizat janë ndarë për të prodhuar qeliza të reja kur është e nevojshme. Shpërndarja e këtij sistemi më kontrollimin dhe balancimin e qelizave rezulton si një ndarje e pakontrolluar dhe riprodhimi i qelizave që formojnë një masë të quajtur tumor. Tumoret mund të jenë fillestarë ose malinjë.

Funksioni

Funksioni kryesor i mushkërive është shkëmbimi i gazeve mes ajrit që ne thithim dhe gjakut. Nëpërmjet mushkërive, dyoksidi i karbonit largohet nga trupi dhe oksigjeni nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mushkëria e djathë ka tri lobe ndërsa mushkëria e majtë është e ndarë në dy lobe dhe një strukturë të vogël të quajtur lingula, që është ekuivalente me lobin e mesëm. Rrugët e ajrit më të mëdha që shkojnë deri në mushkëri janë bronkitet, të cilat dalin nga gabzherri. Broniketet ndahen në rrugë ajrore më të voglat të quajtura bronkial dhe në “qeska” të vogla që njihen si alveola, ku ndodh edhe shkëmbimi i gazit. Mushëkritë dhe kraharori janë të mbuluara shumë mirë me një shtresë të trashë indesh të quajtur pleurë. Kur flasim për sëmundje të rënda e kemi fjalën për sëmundjet që fazën finale kanë vdekjen dhe sëmundja më e rëndë në mushkëri konsiderohet kanceri.

Tumoret

Kur themi kancer i referohemi një tumori që konsiderohet malinjë. Tumoret fillestare mund të hiqen dhe mos përhapen në pjesë të tjera të trupit. Tumoret malinjë, nga ana tjetër zhvillohen me shpejtësi dhe përhapen në inde të tjera të trupit, duke lejuar hyrjen e qelizave në sistemin e qarkullimit të gjakut ose sistemin limfatik që përhap tumorin në pjesë të tjera trupit. Ky proces i përhapjes është i njohur ndryshe si metastazë, zonat e zhvillimit të tumorit janë shtresa të ndryshme të quajtura metastaza. Që kurse kanceri i mushkërive ka tendencë të zhvillohet, të përhapet kthehet në një kancer shumë të vështirë për t’u kuruar. Ndërkohë që kanceri i mushkërive mund të përhapet në çdo organ të trupit, në mëlçi, tru dhe kocka që janë edhe pjesët më të zakonshme ku ndodh kanceri i mushkërive, metastaza. Tumoret e metastazës janë të përbërë njësoj si lloji i qelizave, origjinale, primare dhe tumor i rëndë. 90-95% e kancereve në mushkëri mendohet se e kanë fillesën në epitelial ose ndryshe pjesa e brendshme e qelizave. Kanceri mund të prekë gjithashtu edhe pleurën, ndërsa më rrallë prek indet mbështjellëse të mushkërive, si për shembull enët e gjakut.

Simptomat

1- Kolla, e cila mund të jetë produktive dhe jo produktive varet se si bëhet. Një kollë produktive duhet të pastrojë mukozën apo sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes.

2- Mosmbushje me frymë dhe veçanërisht nëse është e shoqëruar edhe nga simptoma të tjera është një tregues i sëmundjes së mushkërive.

3- Marrja frymë me zor, ose gulçimi. Gulçimi vjen si rezultat i një çrregullimit në mushkëri. Ndodh kur rrugët e frymëmarrjes janë të ngushtuara apo të penguara nga një ind jonormal.

4- Dhimbje e kraharorit. Dhimbja e kraharorit tregon se keni një problem me mushkëritë, pleurën, muskujt ose muret e kraharorit. Nëse është i shoqëruar me kollë ose temperaturë tregon se keni një infeksion.

5- Gjakrrjedhje. Gjakrrjedhja mund të vijë si pasojë e një kollë te vazhdueshme dhe tregojë se keni një sëmundje shumë të rëndë të mushkërive, pra se infeksioni ka përparuar shumë.

6-Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes në ajër të pastër.

 

Shkaqet kryesore të sëmundjes

1- Duhani. Mundësia për të vuajtur nga sëmundjet në mushkëri është e lidhur ngushtë me pirjen e duhanit. Rreth 90% e sëmundjeve në mushkëri ka si shkak pirjen e duhani.

2- Tymosja pasive. Tymosja pasive, ose thithja e tymit të duhanit nga duhanpirës të tjerë është gjithashtu një faktor viskoz i zhvillimit të sëmundjeve në mushkri. Më shumë se 3000 vdekje në botë ndodhin pikërisht nga ky shkak. 3- Sëmundje eksituese në mushkri. Bëhet shkak për një sëmundje tjetër në mushkri. Kjo ndodh në rast se sëmundja e parë nuk është mjekuar. 6% e vdekjeve në vit në të gjithë botën ndodhin për shkak se nuk është kuruar asnjë nga sëmundjet në mushkëri.

4- Ndotja e ajrit. Ndotja e ajrit nga industritë, mjetet e transportit mund të rrisin zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme në mushkëri. Ekspertët shprehen se mënyra më e mirë për ta evituar këtë shkak është të jetoni në vende me ajër të pastër.

Si kurohen mushkëritë

Dy sëmundjet kryesorë të mushkërive janë: SCLC, e cila përhapet shumë shpejt në qeliza dhe NSLC, një sëmundje, e cila ka nevojë për kohë para se të marrë një përhapje të gjerë. Nëse sëmundja është larg kraharorit ka më pak mundësi zhvillimi. Në këtë mënyrë merren ilaçe vetëm për atë pjesë të mushkërisë që e ka prekur sëmundja, e cila mund të kurohet me lehtësi, vetëm me anë të ilaçeve pa qenë nevoja për një operacion. Nga ana tjetër, nëse keni vështirësi në frymëmarrje, apo guçlim do të thotë që sëmundja juaj është në një fazë shumë të përparuara. Vetëm se shumë kujdes nga ana juaj, marrja e vazhdueshme e ilaçeve do të jetë vitale edhe kryerja e një operacioni që jo gjithmonë rezulton me sukses.

(Lule) Lakra mbrojnë nga kanceri në mushkëri

Lakra dhe lulelakra ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet në mushkëri. Një studim i publikuar në revistën “Lancet” ka treguar se ngrënia e shpeshtë e këtyre perimeve mund të ulë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga çrregullime të ndryshme të shëndeti të mushkërisë, sidomos te ata që kanë predispozicion gjenetik. Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime të ngjashme me to, janë të pasura me substanca kimike, të ashtuquajtura isotiocianate, që arrijnë të mbrojnë së tepërmi edhe nga kanceri pulmonar. Veçse normalisht këto molekula eliminohen nga organizmi me anë të disa enzimave pastruese, të prodhuara pikërisht nga këta dy gjene.

Këshilla për të evituar sëmundjen

Jetoni në vende me ndotje të ulët. Ndotja e ajrit mund të dëmtojë shumë shëndetin tuaj. Nëse jetoni në një qytet të madh apo në zona industriale ku ndotja e ajrit është shumë e lartë, kjo ju bën më “favorit” për të pasur zhvillim të sëmundjes së mushkërive në trupin tuaj. Ka shumë arsye që shkaktojnë ndotjen e ajrit në shtëpinë tuaj, të cilat mund të kontrollohen dhe eliminohen. Si për shembull, duhani, plehra nga kafshët, bakteret, kimikatet nga aplikimet, plehra bimësh, radoni dhe asbesti. Evitoni duhanin, qëndrimin pranë një personi që tymos dhe nëse jeni një duhanpirës më e mira që mund të bëni është të hiqni dorë. Duhani ka një efekt të tmerrshëm në trupin tuaj. Nuk dëmton vetëm mushkëritë tuaja, ai mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra për shpëlarjen e mushkërive. Evitoni punën me rrezik të lartë Ka shumë punë që i vendosin njerëzit në rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjes së mushkërive.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 16, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: