Kristjan Dukaj bashkon rininë e Malësisë në ASH


Edhe pse shumë vite ishte opozitë e të gjitha partive shqiptare që veprojnë në Mal të Zi, i vetëm, kërkonte që rinia të angazhohet më shumë në politikë, tu jepet më shumë hapësirë. 

Duket që në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 26 nëntor, politologu Kristjan Dukaj arriti që mbas gjithë këtyre viteve të afirmojë idetë e veta dhe të bashkojë një numër tejet të madh, si kurrë më parë në subjektin politik shqiptar, Alternativa Shqiptare. 

Dukaj kohëve të fundit ka  përshëndetur programin e këtij subjekti të cilin e prezanton si të veçantë dhe unik për këto 30 vjet pluralizëm. Mirëpo, ajo që bie në sy është numri i madh i të rinjve në listën zgjedhore të këtij subjekti, si asnjëherë më parë. 

Spekulohet që ndikimi i Dukaj ka qenë i madh që rinia të bashkohet rreth këtij subjekti me ide dhe program. Këtë gjë e dëshmon edhe deklarata e bukuroshes shqiptare nga Malësia, Emina Çunmulaj, e cila përmes një postimi në instagram ftoji banorët e Malësisë që votën të ia besojnë pikërisht këtij subjekti. 

Duhet cekur që kjo është hera e parë që një fytyrë kaq publike si Emina, përkrah një subjekt dhen kjo ndodhi pikërisht kur Dukaj filloi të mbështes idetë dhe programin e këtij subjekti. /Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close