PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Abuzimet me tokat në Spille, ja kush përfitonte


Prokuroria ka zbuluar se përfitues të pronave në Spille janë të afërm dhe familjarë të drejtuesve dhe ish drejtuesve të pushtetit lokal, si ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ish kryetarit të PS-së Gentian Daja, ish kryekomunari i Kryevidhit, si dhe familjarë e të afërm fisnorë të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja. Dy ditë pas arrestimeve në Kavajë zbulohet se përfituesit e tokave nëpërmjet falsifikimit në zonën e bregut të Spillesë janë familjarë të drejtuesve dhe ish-drejtuesve lokalë. Në bazë të dokumenteve zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të zyrtarëve të përmendur më lart. Këta persona, siç rezulton nga dokumentet zyrtare, kanë qenë përfitues të drejtpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezulton se familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanive ndërtuese për zhvillimin e tyre. Nga hetimi i Prokurorisë së Kavajës rezultoi se drejtues dhe ish-drejtues lokalë të qytetit kanë tjetërsuar llojin e tokës nga ranishte në tokë arë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar. Pas ndryshimit të regjimit të tokës, ata e kanë ndarë atë tek persona të ndryshëm, si edhe e kanë regjistruar në Hipotekë. Ditën e martë, me urdhër të Prokurorisë së Kavajës u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe nënprefekti i Tiranës, drejtori i ALUIZNI-t si edhe disa zyrtarë të Hipotekës. Ndërkohë, është shpallur në kërkim ish kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, i cili është edhe vjehrri i ish-kryetarit të PS-së në qytet, Gentian Daja. 

Skema e mashtrimit

Zbardhet skema e grabitjes së 36 hektarëve ranishte në plazhin e Spillesë në Kavajë. Dhjetë persona janë vënë në pranga mes të cilëve ish-nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, Nezir Lecini ish-shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, Andi Gjeçi dhe zyrtarë të saj. Policia arrestoi edhe Bexhet Pjeçin ish-kryetar i Komunës Kryevidh ndërsa në kërkim është shpallur regjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi. Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, ky grup identifikonte banorët e besuar që do përfitonin tokën. Më pas caktohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Përgjithësisht shumica e akteve janë përpiluar pa dijeninë e banorëve të zonës firma e të cilëve është falsifikuar. “Shtetasi Ilir Kaja me detyrë Agronom i Komunës Kryevidh dhe ish-kryetarët e komunave, Fatos Kaja dhe Bexhet Pjeçi, duke patur dijeni mbi gjendjen faktike të tokës shtetërore, kanë organizuar fiktivisht komisione të ndarjes së tokës në mënyrë të jashtëligjshme dhe kanë plotësuar fiktivisht AMTP, në emër të banorëve duke u firmosur nga anëtarët e komisioneve si, Agron Xhelezi, Nezir Leçini, Dashnor Çullhaj, dhe Bajram Dorzi”, është shprehur Lutfi Minxhozi drejtori i hetimit në Krimin Ekonomik. Këto komisione fiktive të ndarjes së tokës, falsifikonin dokumentat sipas viteve 2000-2003 kur ishte ende në aplikim ligji 7501. Gjatë operacionit, policia u gjeti në banesa personave të arrestuar dhjetra akte të marrjes së tokës në Pronësi, kartela pasurie, etj. Burime nga grupi hetimor thonë se përfitues të kësaj skeme kanë qenë familjarë të të akuzuarve dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Kavajës dhe drejtues lokalë./sot

Elvis Myrta

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 16, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: