Senati i ‘rrëmben’ valixhen Trumpit. A është ai i pafuqishëm për të sulmuar ?



Për herë të parë në mbi 40 vjet, Kongresi amerikan ka vënë në dyshim autoritetin e Presidentit amerikan për të nisur një sulm bërthamor.

Kryetari republikan i autoritetit të senatit për përdorimin e armëve bërthamore akuzoi presidentin Trump muajin e kaluar se ka cuar SHBA-në  drejt Luftës së Dytë Botërore”.

Në gusht, zoti Trump u zotua se  do t’i përgjigjej Koresë së Veriut me një zjarr dhe tërbim që bota nuk ka e parë kurrë ” nëse Kim Jong-un vazhdon të zgjerojë programin e armëve bërthamore.

Kongresi i fundit që diskutoi këtë çështje ishte gjatë një seance katër ditore ishte ai i marsit të 1976-ës.

Senatori Chris Murphy, një demokrat i Konektikatit, shpjegoi arsyen e kësaj seance të jashtëzakoshme, në një konferencë për shtyp.

“Ne jemi të shqetësuar pasi Presidenti Trump është kaq i paqëndrueshëm dhe i papërgjegjshëm sa mund të urdhërojë një sulm bërthamor që shkon interesave të sigurisë amerikane”, deklaroi ai.

Senatorët gjithashtu donin të dinin se çfarë do të ndodhte nëse presidenti amerikan do të urdhëronte një sulm bërthamor.

Robert Kehler, një ish-komandant amerikan sqaron se ushtria është e detyruar të ndjekë urdhrin e presidentit për të kryer sulmin, nëse do të ishte i ligjshëm.

Një nga pyetjet kyçe në seancën dëgjimore ishte nëse senatorët , dhe amerikanët në përgjithësi , kishin besim tek presidenti për të marrë një vendim të tillë brenda disa minutave apo edhe disa sekondash.

Në atë moment, sekretari i mbrojtjes, zyrtarët ushtarakë dhe avokatët do të kishin pak kohë për të shqyrtuar vendimin e presidentit.

Disa nga senatorët thanë se presidenti duhej të kishte lirinë për të vepruar shpejt .

Senatori Marco Rubio shpjegoi se presidenti amerikan “duhet të ketë aftësinë për t’u përgjigjur nëse Amerikan është nën sulm,”

Senatori James Risch përforcoi mesazhin e Rubio duke thënë se Trump duhet të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur këtë vend”, tha Risch.

Por një tjetër ekspert, Peter Feaver i Universitetit të Dukës, një profesor i shkencave politike, shpjegoi se një urdhër i tillë nga presidenti “kërkon aprovim nga gjitha nivelet”.

“Do duhej të verifikohej nga avokatët, si dhe nga sekretari i mbrojtjes dhe individët që shërbenjnë në ushtri- u shpreh ai- Presidenti nuk mund të shtyjë një buton dhe të nisë dhjetëra raketa në ajër”.

Një ekspert tjetër, Brian McKeon, ish-nënsekretar i mbrojtjes tha se zyrtarët ushtarakë do ta ndalonin presidentin Trump nëse ndjenin se ai po vepronte në mënyrë të acaruar.

Por Senatori Edëard Markey, një demokrat nga Massachusetts, dukej skeptik.

“Unë nuk mendoj se ne duhet të besojmë që gjeneralët kanë një kontroll mbi presidentin,” tha ai./SYRI.net

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close