PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Rama: Në Janar nis vetingu!


Nga konferenca “Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë”, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në muajin janar Policia e Shtetit do t’i nënshtrohet procesit i vetting-ut.

Mes të tjerash ai shtoi se task-forca e re “forca e ligjit” synon që të kapë dhe prishë nyjet më të thella të krimit.

Përgjegjësi e pandashme e shtetit me sigurinë publike, mbetet një atribut i dorës së parë në çdo shtet. Siguria publike nuk sigurohet nga aktorët, por nuk shitet dhe as nuk blihet. Askush nuk mund të privohet nga përfitimet e saj.

E mira publike e parë, është siguria publike e vendit. Shteti sovran u krijua për të krijuar sigurinë publike. Koha ime sado të abuzoj me të, duke abuzuar me mik pritjen tuaj, është e kufizuar, pasi ju takon ju të flisni.

Siguria publike nuk mund të krijohet nga qasje apo procese të izoluara. Për këtë qëllim ne do të thellojmë kapacitetet dhe do nxisim procese të përbashkëta, në përballje me krimin. Përvoja e shkëlqyer e funksionim të disa task-forcave, si ajo për kanabisin, mbrojtjen e territoreve janë shembulli i duhur. Fillimi i operacionit forca e ligjit që shërben për qasjen, do të shërbejë edhe për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në të ardhmen do përpiqemi që të kalojmë në nivel tjetër. Pleksja e krimit dhe burimet financiare mund të përballen me një modernizim të policisë së Shtetit. Pastërtia e radhëve të policisë, dhe strukturave të tjera ligj zbatuese është parakusht i domosdoshëm. Ne kemi bërë sa kemi mundur, jo disa kemi dashur në funksion të rritjes së shpërblimit moral dhe financiar për punonjësit e policisë së shtetit, do vazhdojmë edhe më shumë.

Por procesi i pastrimit të Policisë së Shtetit dhe ai i sistemit gjyqësor për pastrimin nga të paaftët do të vijojë. Në radhë të parë me Policinë e Shtetit dhe më pas në institucionet e tjera ligjzbatuese. Vettuingu do të nis të zbatohet që nga muaj janar dhe do të japë rezultate të qenësishme. Ashtu siç kam besim që brezat që do të dalin, do të jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe transfuzioni të gjakut të Policisë së Shtetit.

Kryeministri ka folur për rilindje të kësaj akademie dhe tha se lufta kundër krimit është një luftë që zhvillohet në fushën e inteligjencës.

Dua ta nis me premisën e qartë se lufta kundër krimit është një luftë që në radhë të parë zhvillohet në fushën e inteligjencës së mirëfilltë, në kuptimin e mendjes. Roli që po merr përditë e më tepër akademia e sigurisë në funksion të rritjes së kapaciteteve në këtë fushë është vërtetë kyç. Rëndësia e vendimit për t’i kthyer Policisë së Shtetit akademinë e saj në vitin 2015 pas 7 vitesh mungese të pashpjegueshme provohet përditë e më tepër në cilësinë e re dhe efektivitetit në rritje të policimit në çdo skaj të vendit. I jam shumë mirënjohës të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve të kësaj akademie për rilindjen e një vatre kaq të rëndësishme sa ç’është kjo akademi në funksion të rritjes së një gjenerate tjetër kuadrosh të Policisë së Shtetit, korrektesa e sjelljes dhe profesionalizmi i të cilëve janë një domosdoshmëri e vazhdueshme për Policinë e Shtetit”, tha Rama.

 

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 15, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: