Përplasen kamionët, humb jetën shqiptari në Itali


Një aksident i rëndë i ka marrë jetën kamionistit shqiptar në Itali.
Sipas të dhënave, 48-vjeçari shqiptar humbi jetën dje në një aksident të rëndë në Trento.
Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve dhe me gjithë ndërhyrjen e urgjencës dhe helikopterit të ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është Edmond Boci, një shqiptar rezident në Gjermani, vartës i një kompanie autotransporti gjermane.
Shqiptari për arsye ende të paqarta është përplasur me një mjet që e parakalonte, një kamion i Çekisë. Shoferi i tij shpëtoi pa dëmtime, përcjell Pasqyrimi.com
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet...
Të ngjashme
Rreth PASQYRIMI
Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!