Personazhet publike bëhen bashkë në muajin kundër diabetit


Rreth 5% e popullsisë në botë është e prekur nga diabeti dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo dhjetë vjet.

Në Shqipëri të paktën 70 000 persona janë duke u trajtuar nga diabeti. Sipas mjekëve shqetësuese është edhe rritja e shpejtë e diabetit tek fëmijët dhe moshat 40 vjeçare.Muaji Nëntor është muaji sensibilizues për diabetin. Në këtë kohë, fokusi kryesore është informimi dhe sensibilizimi i popullatës për ta njohur këtë sëmundje.

Me mesazhe ndërgjegjësuese drejtuar qeverisë për marrjen e masave, Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, ka bashkuar personazhet publikë, shoqërinë civile, qytetarë. Të gjithë për të lehtësuar diabetin.

Një zëri ata i kërkojnë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeministrit për të zbatuar lehtësimin e kësaj sëmundje. Si edhe të realizohet rimbursimi i fishave për matjen e sheqerit në gjak, për të prekurit nga diabeti.

Diabeti është shkaktari kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, humbjes së shikimit, insuficiencës renale dhe amputieve të gjymtyrëve të poshtme. Sa më herët që personi të diagnostikohet aq më shpejt fillon edhe trajtimin, duke reduktuar rrezikun për komplikacione të rrezikshme dhe të kushtueshme. Ndaj është shumë e rëndësishme që të bëhet depistimi, diagnostikimi dhe dhënia e trajtimit të duhur, njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close