PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Operacioni antidrogë në Velipojë, në pranga oficeri i policisë


 Nga Eliza Gjediku*   

 Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Tiranës ka finalizuar këtë të shtunë operacionin antidrogë të koduar “Viliuni Beach” në Velipojë. 
  Sipas burimeve është bërë e ditur, që operacioni është kryer në mesnatë në oborrin e një hoteli, në pronësi të shtetasit P.V . Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.5 ton kanabis, dhe janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe një oficer policie. 

Kontrolli policore ka vijuar në ambjentet e brendshme të hotelit, ku është konstatuar një tjetër sasi e droge e paketuar në 6 canta shpine. Ndërsa pjesa tjetër është gjetur në furgonin me targa “AA388CE”. 
Më pas uniformat blu janë vënë në ndjekje të Enriko Zylos njëkohësisht punonjësi i policisë ,i cili po tentonte të arratisej me një person tjetër, identiteti ,i të cilit nuk bëhet i ditur sepse ja del të largohet.

Pas arrestimit të oficerit Zylo, nga hetimet paraprake është zbuluar se , ai kishte dosje penale për veprimtari kriminale dhe se këtë herë kishte dal garant për transportin e drogës. 

Dyshimet se trafikantët kishin mbështetjen e policisë, kanë bërë që operacioni të jetë sekret dhe ndërhyrja është kryer nga Forcat Operacionale të Tiranës, dhe vetëm një pjesë e Drejtorisë së Shkodrës ishte në dijeni.   Ky fakt hedh dyshime të forta për implikimin e forcave policore në veprimtari kriminale. Kjo gjë thellohet më tepër, kur u zbulua se oficeri i arrestuar është vëllai i zv komandantit në qarkun veriorë, Ndrek Zylo.

 Ndërsa tre dit më pas është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Gjovalin Ndoj i shpallur në kërkim për bashkëpuntorë në këtë aktivitet kriminal. 

  Çështja tashmë ka kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe ndaj të arrestuarve Sokol Ujka, Enriko Zylo, Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Dervish Gjolekaj, Fatjon Merko dhe Gjovalin Ndoj, rëndon akuza e “trafikimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 14, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: