Alarmohet Serbia/ Bosnja mund të njohë Kosovën shtet


Ministri i brendshëm i Serbisë dhe sekretari i Këshillit për siguri kombëtare, Nebojsa Stefanovic ka paralajmëruar takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit me rastin e paralajmërimit të anëtarit të Kryesisë të Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegovic, se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Do të kisha dëshiruar se kjo të mos jetë e vërtetë dhe se të bëhet fjalë për interpretim të keq të deklaratës së Izetbegovicit, por nëse është e vërtetë, kjo është një prej goditjeve më të rënda të cilën mund t’ia bëjë Serbisë një vendi fqinj”, ka deklaruar Stefanovic për gazetën serbe Vecernje Novosti, transmeton Gazetametro.net.

Ai është i bindur se kryetari i Serbisë do ta thërrasë Këshillin për siguri kombëtare në 48 orët e ardhshme, duke shtuar se iniciativa e Izetbegovicit “nuk mund të jetë dashamirëse e as pozitive në marrëdhëniet e Serbisë dhe BeH”.
Izetbegovici në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, gjë që është dashur ta bëjë deri tani.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close