PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

​BASHKIA E TIRANËS DYFISHON TË ARDHURAT PËR 6-MUJORIN E PARË


 Nga Anxhela Mema** 

  Të ardhurat e Bashkisë së Tiranës për 6-mujorin e parë nga taksat, tarifat dhe pagesat kanë shënuar një rritje me 40% krahasim me vitin e kaluar. Bashkia e Tiranës ka arritur të mbledhë vetë nga taksat, tarifat dhe pagesat 6.3 miliardë lekë me një rritje prej 54% në krahasim me vitin e kaluar. 
Nga taksat Bashkia ka mbledhur 4.4 miliardë lekë duke u rritur me 90% në raport me 6-mujorin  e parë të vitit 2016. Mirëpo këto të dhëna bien në kundërshtim me statistikat e mëparshme, që tregojnë për ulje të ndjeshme të konsumit qytetarë.

Të ardhurat më të larta janë nga taksat e infrastrukturës në 45%. Nga taksat lokale janë mbledhur 28% dhe 1.8 miliardë lekë në 6-mujorin e parë nga tarifat dhe pagesat. 
Këto dyfishime të të ardhurave nga taksa për ndërtim, tarifat dhe pagesat, tregojnë se gjithashtu është rritur në lekë taksat që paguajnë qytetarët. 

Peshën kryesore me 65% e zënë tarifat për pastrim dhe gjelbërim. Gjithashtu një zgjerim prej 34% ose përfitimi i 162 milionë lekë ka ardhur nga tarifa për zënie e hapsirave publike.
Për vitin 2017 të ardhurat u rritën me 2.7 miliardë lekë ku ndikimin më të madhë e ka patur taksa e infrastrukturës me 68% (1.8 miliardë lekë).
Rritja e të ardhurave i ka mundësuar Bashkisë të rrisë shpenzimet për strehim dhe komunitet me 55%, për edukim me 23% dhe për mbrojtje sociale me 14%.

Nga këto shenzime përsëri kuptohet se familjet që marrin përkrahje sociale janë ata që përfitojnë më pak bazuar nga shifrat më lart. 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 14, 2017 nga te Uncategorized.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: