Vodafon Albania ndryshon ekipin drejtues


Pas 6 viteve në drejtimin e kompanisë Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare, nuk do të jetë më në krye të kësaj kompanie, pasi Vodafonë ka njoftuar sot ndryshimin e ekipit drejtues.

Dietlof Mare drejton kompaninë prej Prillit 2012. Gjatë kësaj periudhe, Z. Mare është vlerësuar “Menaxher i Vitit” 2016/17, për rolin e tij të rëndësishëm në shtrirjen e rrjetit 4G+ në të gjithë Shqipërinë. Gjatë 6 viteve në drejtim të kompanisë, Z.Mare ka pozicionuar kompaninë Vodafone si lider në treg nëpërmjet rrjetit më të mirë, inovacionit, teknologjisë dhe shërbimit më të mirë ndaj klientit, si edhe në krijimin e një kompanie të angazhuar në një industri tejet dinamike, duke krijuar kështu qëndrueshmëri për një të ardhme të suksesshme për Vodafone.

Duke filluar nga Janari 2018, Z. Achilleas Kanaris do të marrë detyrën si Drejtor i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania dhe do të punojë bashkë me Z.Mare, për të përmbyllur normalisht kalimin e përgjegjësive që ka ky post. Z.Mare do të mbajë pozicionin si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Vodafone Albania deri në fund të Marsit 2018.
Z. Achilleas Kanaris u bë pjesë e Vodafone Greece në 2009, në sektorin e Retail Trade & Channel Development dhe që prej 2010 ka mbuluar disa pozicione drejtuese në sektorin e shitjeve dhe marketingut. Në 2014, Z. Kanaris u emërua Drejtor Komercial në Vodafone Greece dhe ka kontribuar fuqimisht në pozicionimin e Vodafone nga nje kompani celulare, në një operator të shërbimeve të integruara, me një performancë të lartë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close