Reagon gazetarja italiane pas akuzave të Ramës si ”kazan” mediatik


EditNga Ardit HOXHA

Reportazhi i emisionit investigativ italian “le lene”, pjesë e rrjetit më të madh televiziv italian “MEDIASET” shkaktoi një reagim masiv në opinion publik shqiptar.

Pamjet ishin vërtet tronditëse me fëmijët që punon gjithë ditën për të nxjerrë bukën e përditshme. Por duket se ky reportazh nuk i ka pëlqyer shumë kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Këtë gjë kryeministri e shprehu hapur gjatë kësaj fundjave në Dibër, ku lëshoi dhe disa akuza të ashpra në drejtim të gazetarëve italianë.

Rama përdori për gazetarët italianë të njëjtat epitete dhe akuza që përdor prej kohësh ndaj gazetarëve shqiptarë.

Ja çfarë tha Rama para disa ditësh për reportazhin e “Le Iene” në Bulqizë:

“Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën me filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”

Por pas këtyre akuzave shumë të ashpra të Ramës, redaksia e newsbomb.al u vu në kërkim dhe arriti që të lidhej në kontakt me gazetarët italianë, autorë të reportazhit.

Në një komunikim përmes e-mail, ne e pyetëm gazetaren Alice Martinelli nëse akuzat e kryeministrit Rama qendronin apo jo. Gazetarja Martinelli na u përgjigj duke thënë se ato që Rama ka artikuluar kundër tyre janë absolutisht të pavërteta. Alice Martinelli tregon gjithë hapat që ajo bashkë me kolegun e saj kanë bërë gjatë kohës kur ishin në Shqipëri.

Në përgjigjen e saj gazetarja Martinelli thotë se për këtë gjë, ajo bashkë me kolegun e saj kanë provat që tregojnë se filmimet janë aktuale dhe të marra gjatë muajit tetor të këtij viti.

Në fund Alice Martinelli sqaron se kryeministrit shqiptar i leverdis që të thotë atë ka thënë, por se e vërteta është ndryshe.

Më poshtë përgjigja e gazetares Alice Martinelli:

Screenshot_4.jpg

“Përshëndetje Ardit,

Ajo që thotë kryeministri është e rreme, si dhe dëmton punën tonë. Pamjet janë realizuar më pak se një muaj më parë. Unë dhe kolegu im arritëm në Bulqizë më 13 tetor 2017 dhe kemi xhiruar imazhet, intervistuam nga data 14 deri më 16 tetor 2017.

Ne kemi dëshmi për atë që themi, kemi foto dhe video me datën e regjistrimit, biletat e hoteleve, faturat e ushqimit … Të gjitha.

Kryeministrit sigurisht që i leverdis ta thotë këtë, por realiteti është një tjetër.

Punë të mbarë!”/newsbomb.al

21f90560fbcbbd9b28ce9261807bb46a_400x400.jpeg

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close