Elbasan/ Alfred Peza takim me studentet, promovon librin e tij ”Sarah”


Romani “Sarah” i Alfred Pezës, në pak javë nga promovimi dhe dalja për herë të parë në treg, ka rezultuar një sukses i vërtetë. Këtë e tregojnë jo vetëm shitjet nëpër libraritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe ato online, por edhe shkrimet në mediat më të rëndësishme të vendit, emisionet televizive dhe kritika e specializuar që e ka pritur me nota mjaft optimiste dhe pozitive nga ana e vlerave letraro- artistike dhe stilistike.
Ka qenë ndoshta kjo arësyeja, se përse edhe të rinjtë e qytetit të Elbasanit e kanë pritur me interes shumë të madh dhe me një pjesëmarrje po aq të lartë promovimin e librit me pjesëmarrjen e autorit dhe drejtuesve të shtëpisë botuese “MAPO Editions”. Nxenës te shkollave të mesme të apasionuar pas letërsisë, studentë të gazetarisë dhe gjuhë letërsisë, mësues dhe pedagogë, kanë tejmbushur sallën e madhe të bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej më shumë se një ore është zhvilluar një bashkëbisedim me pyetje përgjigje dhe komente të ndryshme i cili është përcjellë me shumë interes nga të pranishmit e ku është folur rreth temës së veprës, historisë, mesazheve të saj dhe personazheve. Me interest ë veçantë është përcjellë paralelizmi që i është bërë ngjarjeve të vendosura në libër në vitet ’20- ’30 të shekullit të kaluar gjatë periudhës mes dy luftrave botërore dhe raporteve të personazheve kryesore Sarah Blloshmi, Ahmet Zogu, Faik Konica, At Gjergj Fishta, Enver Hoxha etj, me Shqipërinë e ditëve të sotme.
Pas promovimit të parë në hollin e UET dhe më pas tek “Reja” përpara Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë ku zhvilloi një takim- debat me lexuesit, Peza ka zhvilluar pak ditë më parë një takim promovues në qytetin e Tepelenës, ku interesi ka qenë gjithashtu shumë i madh. Të mërkurën e kësaj jave, autori i romanit “Sarah” ftoi gjithë lexuesit dhe ata që dëshirojnë të kenë një kopje të librit, për tu takuar me të për 5 ditë me radhë deri të dielën, në hollin e madh të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, gjatë ditëve të mbajtjes së edicionit të 20 të Panairit të Librit.

Pas përfundimit të tirazhit të parë prej mijëra kopjesh që “u përpi” brenda pak ditësh nëpër librari, edhe tirazhi i dytë i hedhur në treg javën e kaluar, mësohet nga burimet e shtëpisë botuese, se është drejt përfundimit. Përgjatë ditëve të Panairit të Librit, pritet që “Sarah” të ribotohet për herë të tretë brenda pak javësh, duke shënuar një rekord më vete për botimet shqiptare gjatë vitit 2017. Sipas një ankete të specializuar, romani i Pezës renditet prej disa javësh si libri më i shitur nëpër libraritë e vendit.

Alpenews.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close