PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Turqia komplot për rrëmbimin e Fethullah Gulen ?


Turqia po mohon një artikull sipas së cilit mund të ketë diskutuar me një ish-zyrtar të administratës së Presidentit Donald Trump për një komplot për kapjen e një kleriku mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Sipas artikullit botuar në gazetën “Wall Street Journal”, Prokurori i Posaçëm Robert Mueller po heton një plan që mendohet se mund të ketë përfshirë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, Michael Flynn, për të rrëmbyer klerikun Fethullah Gulen, i cili që prej vitit 1999 jeton në Shtetet e Bashkuara.

Sipas artikullit, Flynn dhe i biri pritej të merrnin deri në 15 milionë dollarë në këmbim të dorëzimit të tij tek Turqia.
Në një deklaratë të shtunën në mbrëmje, ambasada turke në Uashington i quajti akuzat se Turqia mund të përdorte mjete të paligjshme për ta kthyer Gulenin në Turqi “krejtësisht të rreme, qesharake dhe pa bazë”.
Turqia pretendon se kleriku orkestroi përpjekjen për grusht shteti në korrik 2016 nga anëtarë të ushtrisë turke, që shkaktoi vdekjen e 240 vetëve. Gulen ka mohuar të ketë luajtur rol në komplotin për të përmbysur qeverinë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Në deklaratën që përgënjeshtronte artikullin në gazetën “Wall Street Journal”, Turqia thoshte se vazhdon të punojë me institucionet amerikane për të siguruar ekstradimin e Gulenit dhe përsëriti akuzat se kleriku ishte organizatori i përpjekjes për grusht shteti. (Burimi:VOA)

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 12, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: