PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Zaev: Hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Komanovës


image

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të hetimeve ndërkombëtare për rrethanat e ngjarjeve të Lagjes së Trimave në Kumanovë.

“Ky hap është ndërmarrë sa i përket njoftimit të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare mbi variantet sesi duhet kryer ky hetim. E dini se edhe në programin qeverisës është shkruar që të gjitha paqartësitë do të zbardhen. Ne nuk duam të kemi dyshime dhe debate për gjithçka është e paqartë, dhe kjo në këtë rast është në interesin e qytetarëve. Besoj se do të gjejmë mënyrat me bashkësinë ndërkombëtare si të organizojmë një hetim ndërkombëtar”, ka thënë Zaev gjatë një konference, përcjell Pasqyrimi.com.

Procesi i gjykimit të rastit të Lagjes së Trimave përfundoi më 2 nëntor, ku Gjykata Themelore e Shkupit shpalli dënimet për 24 të akuzuarit për terrorizëm, shtatë prej të cilëve u dënuan me burgim të përjetshëm, 26 me burgime të gjata prej 12 deri në 40 vjet, kurse katër persona të tjerë u liruan nga akuzat.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve, si dhe partneri qeverisës, BDI, kanë kërkuar menjëherë mbajtjen e hetimeve ndërkombëtare që do të çonte në zbardhjen e rrethanave, organizatorëve dhe motiveve pas ngjarjeve të Kumanovës.

Dyshimet janë rritur edhe pas përfshirjes së hamendësuar të zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 11, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: