Themeluesi i Facebook ka një paralajmërim të frikshëm për ne


image

“Zoti e di se ç’po ndodh me trurin e fëmijëve tanë”

Facebook e ka zënë botën në grep, dhe mund të jetë duke e përdorur këtë, për të ëmtuar jetët e njerëzve, sipas presidentit të parë të kompanisë.

Sean Parker, roli i të cilit në këtë faqe u bë i qartë edhe në filmin “The Social Network”, ka zbuluar mënyra të ndryshme sekrete, me të cilat faqja ka arritur të bëjë njerëzit ta përdorin atë. Njeriu që ndihmoi në krijimin e Facebook-ut është aq i tmerruar, sa ai ndien se duhet të japë alarmin, për truket që përdor kompania, për të mbajtur njerëzit të angazhuar – dhe dëmin që po i bën shoqërisë.

Faqja ka zhvilluar mënyra të posaçme për të siguruar që njerëzit të japin të dhënat e tyre personale pa e ditur fare, tha ai për Axios. Ai shtoi se disa njerëz mund të përpiqen dhe t’i rezistojnë tërheqjes prej faqes – por ajo ka truke të veçantë për të lidhur njerëzit dhe për të siguruar që ata të qëndrojnë.

“Kur Facebook po fillonte, kisha disa njerëz që vinin tek unë dhe më thoshin: ‘Unë nuk jam në mediat sociale’,” i tha ai redaktorit të Axios, Mike Allen. “Dhe unë thoja: ‘OK, e di, do të jesh patjetër një ditë’. Dhe pastaj më thoshin: ‘Jo, jo, jo, i vlerësoj ndërveprimet e mia të vërteta, vlerësoj momentin, vlerësoj praninë, vlerësoj intimitetin’. Dhe unë u thoja, … ‘Në fund, ne do ju pushtojmë’”.

Ai tha se nuk i kishte kuptuar tërësisht pasojat e atij besimi, që të gjithë duhet dhe do të bashkoheshin me kalimin e kohës. “Ajo e ndryshon marrëdhënien me shoqërinë, me njëri-tjetrin,” tha ai, duke shtuar se aplikacioni mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon mendja e njerëzve.

“Do të thotë që të jep një lloj dopamine herë pas here, pasi dikush bëri like, apo komentoi në një foto, një postim tëndin. Dhe kjo do të të bëjë të hedhësh më shumë gjëra, dhe kjo do të të sjellë më shumë pëlqime dhe komente… e kështu me radhë”.

Ai shtoi se ky proces ishte një vendim i vetëdijshëm në fillimet e Facebook.

“Shpikësit, krijuesit – unë, Mark Zuckerberg, Kevin Systrom i Instagram, të gjithë ne e kuptonim atë që po bënim. Dhe prapëseprapë e bëmë”.

Parker tashmë e ka lënë industrinë e teknologjisë dhe po punon me grupin e tij, që përpiqet të zhvillojë trajtime për kancerin. / Bota.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close