PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Takimi në Kretë/ Avancojnë diskutimet për ligjin e luftës, detin dhe vulat apostile


Prej më shumë se 24 orësh Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmr Bushati dhe ai grek Nikos Kotzias janë duke biseduar në Kretë në lidhje me disa tema mjaft të nxehta për dy vendet.


Mësohet se ditën e sotme është diskutuar për ligjin e luftës, që Greqia ka me Shqipërinë që pas luftës së Dytë Botërore.


Të dy palët mësohet të kenë shqyrtuar të gjitha mundësitë juridike për heqjen e këtij ligji, i i cili mban të sekuestruara pronat e shqiptarëve në Greqi.

Një temë tjetër mjaft e nxhetë e diskutuar nga dy palët është ajo e marrëveshje së detit, dhe mësohet se pala greke është darkordësuar për hartat dhe deri në darkë pritet të shqyrtohet një marrëveshje e re.

Edhe bisedimet për vulat apostile mësohet se kanë avancuar ndjeshëm. Greqia ka pranuar tanimë heqjen e kësaj vule, sipas të cilës, çdo qytetar shqiptar që jeton në Greqi duhet të legalizonte çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 11, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: