PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Takimi Bushati-Kotzias/ Sot pritet të diskutohet për ligjin e luftës dhe zonat e minoritetit


image

Përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes dita e parë e bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë lidhur me çështjet dypalëshe.

Për më shumë se 12 orë kanë zgjatur diskutimet në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati, në Kretë.

Me mbi 300 faqe material nga arkivi i MPJ dhe Arkivit të Shtetit, dokumente historike, harta të të gjitha natyrave dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, pala shqiptare tregoi se e ka marrë me shumë seriozitet takimin.

Kjo është hera e arë parë që palët po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve.

Klima pozitive mes palëve, por edhe dëshira për mbylljen përfundimtare të një sërë problemesh që prekin marrëdhëniet dypaleshe, duket se është edhe çelësi i zgjidhjes për disa prej temave, për të cilat dy ministrat nuk kanë dashur të publikojnë detajet.

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channel se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konktrete.

Gjatë mbrëmjes diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune.

Gjatë paradites së të shtunës pritet të diskutohen edhe temat e tjera të mbetura, siç është ligji i luftës dhe zonat e minoritetit.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 11, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: