Njerëzit me besim tek vetja shfaqin gjithmonë këto tipare


image

1. GJUHA E DUHUR E TRUPIT

Njerëzit që kanë nivel të lartë besimi tek vetja, e shfaqin këtë tipar në mënyrën si qëndrojnë. Kjo nuk do të thotë që njerëzit e sigurt ndjehen të tillë gjatë gjithë kohës, por ata e kuptojnë rëndësinë e shfaqjes si të tillë. Për më tepër, ata e dinë se pozicioni i trupit korrespondon fort me ndjenjën – është një lidhje mes mendjes dhe trupit.

2. INTERES I SINQERTE TEK TE TJERET

Shumë prej nesh përpiqemi të mendojmë për një përgjigje, ndërsa dikush tjetër po flet. E bëjmë këtë sepse “heshtja e pakëndshme” është diçka që konsiderohet e panatyrshme dhe e papëlqyeshme – një nënprodukt i presionit social, që nuk është aspak i saktë. Sinqeriteti i vërtetë qëndron në anashkalimin e nevojës për të tingëlluar interesantë, dhe ta përdorësh atë energji për të investuar tek të tjerët.

3. TE QENIT KURIOZE

Një bisedë e njëanshme nuk është aspak interesante (ose e respektueshme). Njerëzit që kuptojnë se secili ka një histori të vetën, kanë më shumë gjasa të tërheqin të tjerët. Nxitni dikë që të flasë për veten, dhe mos u merrni shumë me detajet e asaj që kanë për të thënë.

4. NDARJA E QENDRES SE VEMENDJES

Njerëzit e sigurt nuk janë zakonisht shumë të shqetësuar për të qenë në “qendër të skenës”. Harrojeni imazhin e shkollës së mesme, me ju në qendër të vëmendjes në korridor; burrat dhe gratë më të sigurta në vete, janë edhe më joegoistët. Ata e ndajnë bujarisht qendrën e vëmendjes; shpërndajnë lavdinë e merituar tek të tjerët dhe bëjnë përpjekje t’ua ngrejnë humorin të tjerëve.

5. NJE MESAZH I FUQISHEM

E pra, duhet të kesh një mesazh të fuqishëm dhe me qëllimin e duhur. Disa tregime personale janë shumë frymëzuese (p.sh. Tony Robbins) dhe përcillen me një disponueshmëri joegoiste dhe me përulësi. Tregoni historinë tuaj por përpiquni ta kontekstualizoni atë, në një mënyrë që të tjerët të përfitojnë.

6. DEGJUES AKTIVE

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Psikologjisë Sociale Eksperimentale, shprehja e interesit dhe bërja e pyetjeve, “bëri që pjesëmarrësit të ishin më të hapur ndaj idesë së një bisede me folësin … dhe të gjykonin si më të vlefshme, përfundimet e bisedës”.

7. HARRONI NEVOJEN PER TE PATUR TE DREJTE

Në një studim të kryer në Universitetin Emory, reagimi primitiv “lufto ose mbathja” i trurit tonë, aktivizohet në përpjesëtim me interesin e tyre për temën në fjalë. Ta themi thjesht, nevoja për të patur të drejtë është e rrënjosur brenda trurit njerëzor, sidomos kur ka pasione – dhe kjo është e vërtetë, pavarësisht nga prova apo arsyetimi.

Njerëzit më të sigurt tek vetja do t’i shtypnin shumë prej këtyre emocioneve primitive; duke zgjedhur në vend të kësaj, që të angazhohen dhe të mbajnë një bisedë me dikë, pa marrë parasysh pikëpamjet e tyre të kundërta.

8. FILLONI ME NJE MENDESI POZITIVE

Fillimi i ditës me një gjendje mendore pozitive e bën ecurinë e ditës shumë më të lehtë. Do të fillojmë bisedat me një ndjesi pozitive, do të veprojmë më me respekt dhe sinqeritet dhe do të lëmë një ndikim pozitiv, kudo që të shkojmë.

9. SHFAQJA E DOBESISE

Përkundër asaj që shumë njerëz ende besojnë, të tregosh brishtësi nuk është një akt dobësie. Është një akt shumë njerëzor, që madje ndjell simpati. Të qenit i brishtë krijon besim. Shfaqja e dobësisë gjithashtu jep një mesazh të fuqishëm: se është në rregull të jesh më pak se i përsosur dhe se ne nuk duhet të jemi aq të vështirë kundrejt vetes.

10. BUZEQESH!

Nuk ka surprizë të madhe këtu. Njerëzit e sigurt janë më të lumtur se të tjerët. Edhe një buzëqeshje e lehtë do të ulë menjëherë vigjilencën e tepërt të shumë njerëzve; duke i bërë ata më të gatshëm për të dëgjuar atë që keni për të thënë. Ata gjithashtu do të kenë një ndjenjë mirëbesimi kur është koha që ju të dëgjoni. / Bota.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close