PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Konica.al: Nga Kreta vijnë lajme të mira. Shqipëria rifiton detin, dritë jeshile për çështjen çame!


Shqipëria me Greqinë me gjasë janë pranë një Marrëveshje të madhe historike për përkufizimin e shelfit kontinental që do të rishikonte cilësisht marrëveshjen e vjetër, ashtu si dhe për një qasje të re në lidhje me problemet historike të së shkuarës. Burime të mirëinformuara politike dhe mediatike nga hoteli  ku po zhvillohen negociatat, që pritet të zgjasin dhe ditën e dielë, bëjnë me dije ekskluzivisht për Konica.al se marrëveshja e vjetër, e ashtuquajtur Marrëveshje e detit, hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është prekur në pikën kryesore të saj. Më konkretisht, shkëmbi Barketa nuk do të konsiderohet si më parë, si kufi bregdetar i Greqisë, por si pikëkalim i vijës mesore që ndan brigjet e të dy vendeve, pra do të humbë rëndësinë që kishte në marrëveshjen e mëparshme, duke i dhënë territor detar vendit fqinjë. Pra ndonëse, saktësojnë burimet për Konica.al, parimi i vijës mesore do të zbatohet për pjesën më të madhe të kufirit, në pjesën tjetër do të përdoret parimi i zgjidhjes së drejtë apo equitable solution, i cili konsideron si të rëndësishëm vetëm ishujt e banuar, në funksion të përkufizimit të kufijve detarë, përkatësisht shelfit kontinental. Me ndarjen e re, bregdeti i Himarës do të ketë 12 milje detare si det territorial të Shqipërisë, ndërsa ishulli Othonoi 6 milje, saktësojnë burimet për Konica.al. Nëpërmjet zbatimit të kombinuar të këtyre parimeve (parimit të vijës së mesme dhe atij të equitable solution), Shqipërisë i rikthehen mbi 200 kilometra katrorë të humbur me marrëveshjen e vjetër. Pra Shqipëria fiton, por fiton dhe Greqia: ajo zgjidh një problem të madh me fqinjin e saj të rëndësishëm verior, dhe përfiton si precedent në delimitimin e kufijve të saj detarë me Egjiptin, Libinë dhe Qipron. Mes dy vendeve çliroheen energji të mëdha diplomatike, por jo vetëm që do të ëprdoren diku tjetër.

Sipas burimeve ekskluzivisht për Konica.al, në mesnatë priten të bëhen të ditur përfundimet për t ëcilat janë marrë vesh  palët në lidhje me detin. Ky akord i përgjithshëm pritet të shndërrohet ose në marrëveshje të re, ose në një aneks të së vjetrës, duke ju nënshtruar miratimit të  institucioneve respektive, parlamenteve, dhe Presidencave të dy shteteve.

Nga burimet merret vesh që çështja e Ligjit të Luftës pritet të trajtohet brenda një Traktati të Miqësisë të ri mes dy vendeve, për të cilën nuk ka detaje. Mbetet të shikohet sesi do të zgjidhet ndoshta çështja më e madhe në marrëdhëniet mes dy palëve.

Besohet se në lidhje me çështjen çame, si hap i parë rilaksues do të jetë lejimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve shqiptarë me origjinë çame në trojet e tyre.

Mediat larg punimeve të delegacioneve

Burime të mirëinformuara nga Kreta bëjnë të ditur për Konica.al se në hotelin ku zhvillohen punimet e  kësaj konference dypalëshe nuk janë lejuar mediat greke, diçka që tregon kujdesin e palës pritëse të mos helmojë  atmosferën edhe ashtu të helmuar të opinionit publik grek.  Nuk dihet sesi Top Channel ka arritur të depërtojë brenda hotelit.

Pala greke pajtim me të gjithë: në dhjetor pritet Presidenti turk

Praktikisht diplomacia greke është hedhur në një ofensivë diplomatike në gjithë rajonin. Pritet që brenda këtij muaji të përmbyllen negociatat me MAqedoninë për çështjen e emrit. Në dhjetor pritet një vizitë e Presidentit turk, shenjë që Greqia kërkon të përqëndrohet në problemet e veta, duke u rikthyer në rajon me një rol të ri, konstruktiv jashtë problemeve historike. Ky rol do t’i mundësojë depërtim më të lehtë kompanive greke në rajon, në kërkim të hapësirave të reja për investime, ndërsa në Greqi po bëhet gjithnjë e më e vështirë me rritjen kontrollit shtetëror, taksave, etj.

Meritat i shkojnë shoqërisë civile shqiptare

Në prittje të konfirmimit zyrtar të të dhënave të mësipërme mund të thuhet që tani se meritat për këtë fitore të madhe historike të Shqipërisë i takojnë një pjese të shoqërisë civile ku shquhet profesor Myslim Pashaj i cili e rriti ndjeshmërinë për marrëveshjen e padrejtë mes dy vendeve, me ndihmën e një pjese të mediave. Partia Demokratike, Berisha përfshirë bën mirë të heqë dorë nga mbrojtja e marrëveshjes. Ky rilaksim në përgjithësi zhvleftëson forcën e partive si PBDNJ-ja në jetën politike të vendit, sepse të mëdhenjtë kanë mundur të merren vesh me njeri tjetrin pa ndihmën e tyre. Vlen për të theksuar se kjo qeveri pritej të ishte më e gatshme për një marrëveshje të madhe: jo thjesht për shkak të vështirësive të Greqisë sot, por dhe për shkak të prejardhjes politike të drejtuesve të saj. Kryeministri Cipras, i rritur mes shqiptarësh, ka qenë një lexues i hershëm i Marksit dhe është ushqyer me tregimet më të mira për miqësinë me shqiptarët gjatë Luftës civile greke të viteve 40. Është për t’u përmendur se CIpras kurrë nuk ka folur për çështjen çame, apo kundër Shqipërisë në një mënyrë ose tjetrën në publik.

Atmosfera mes delegacioneve

Burime të mirëinformuara i bënë me dije korrespondentit të Konica.al se atmosfera mes delegacioneve është e relaksuar. Ministrat kanë ngrënë drekë të shkëputur nga pjesa tjetër e delegacionit dhe me gjasë pritet një vizitë kolektive në një nga atraksionet e ishullit. Në darkë pritet t’o jepet dora e fundit marrëveshjes për detin.

Për t’u përmendur se në delegacionin shqiptar bën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Londër, ish sekretari i përgjithshëm dhe nuk bëjnë pjesë figura si Ferid Hoxha, i cili ka qenë në delegacionin i cili negocioi marrëveshjen e vjetër të detit./konica.al

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 11, 2017 nga te Uncategorized dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: