​Një qasje në raport me ‘gjithçkanë’ e trajtuar nga Moikom Zeqo


Nga Arianit BEZHANI
Njohja me figurën dhe impaktin e Moikom Zeqo-s në euridicionin tonë shoqëror lindi kur kuptova se kishim të bënim me një autor bashkëkohës sui generis. Moikomi është maksimë e gjallë e filozofit shkrimtar, e historianit mendimtar, e artistit rrëfimtar. Ai është personalitet i stilit kripto (nuk identifikohet), i cili numëron shumë e shumë vepra të botuara e studime të cilat mund të kuptohen vetëm nëse lexohen ato që janë shkruar midis rreshtash.
Moikomi është shkrimtar dhe studjues i traktateve siç edhe njerëz të afërt me të e quajnë, madje ka nga ata që bëjnë paralelizma mes tij dhe rilindasve të mëdhenj francez nga mënyra dhe stili i veprave. Ai ka marrë një vendim vetmohues ku në hierarki  zhvendoset në vendin e dytë qenja dhe katapultohet e para vepra. 
Moikomin numëron me dhjetra vepra dhee studime si në arkeologji, histori, poezi, art, kulturë, madje edhe në kinematografi. Botimi  i tij i parë ‘Qyteti Feniks’ është botuar në vitin 1970, ndërsa nga veprat e viteve të fundit mund të kujtojmë ‘Eunukët Engjëllor’ apo ‘De Rada- Rishpikja e Arbërisë’. Moikomi nuk bën pakte edhe pse shkruan traktate! Ai është një demiurg i vërtetë që nuk kërkon të imponohen me fakte, por po ashtu nga ana tjetër si një filozof bariton kërkon të respektohen traktatet e lindura nga faktet. Moikomi refuzon që të heshtë, por po ashtu refuzon që të jetë pjesë sa për t’u bërë pjesë! Nga kjo e kundërt simbiotike pak ja dalin të mos ngatërrohen me pseudointelektualizmin e lig dhe të qëllimshëm, i cili mbyt në të edhe përpjekje qëllimmira të intelektualeve të fushave të ndryshme. 
Vepra e Moikomit është e një klasi të lartë dhe kjo duket nga mënyra se si autori i ikën rëndomësisë letrare e cila krijon dhe mbjell përçarje. Ai është autori që nuk kuptohet në të tashmen, madje pak njihet, por do të kujtohet në të ardhmen dhe do të rikthehet. I çliruar nga lavdia që mund t’i japë kjo kohë, ai ka shmangur të qenurit i ndikuar dhe të ndikojnë të tjerët. Të ndikosh dhe të qenurit i ndikuar janë njëkohësisht trofeu dhe justifikimi i pseudointelektualëve që nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk kanë aftësi të merren me procese por gjykojnë ngjarje. Kjo është meritë e madhe e këtij autori bashkëkohor që sëbashku me pak të tjerë që nga rilindja kombëtare mbajnë të gjallë dhe të ndezur ‘farin’ ndriçues të shoqërisë tonë drejt të ardhmes.
Ç’ nënkuptohet me ‘gjithçkanë’ e trajtuar nga Moikom Zeqo? Termi ’gjithçka’ është utopik në kontekstin njerëzor dhe më të drejtë, sepse shumica e njerëzve i njohin dhe i pranojnë limitet e tyre. Edhe Moikomi i njeh limitet  e tij por me një ndryshim, ai gjen forcën t’i shtyj përpara ato. Poezia e tij është e sofistikuar, duket sikur ajo vjen nga thellësia e antikitetit e ndërsa mesazhi filozofik përcjell unikalisht mënyrat empirike të njohjes dhe vlerave. E nëse njohja nuk përbën kushtin e parë për Mokiomin, atë e përbën toleranca, e nëse kushtin e dytë për Moikomin nuk e përbën intelekti, atë me bindje e përbën ndërveprimi shoqëror, e nëse kushtin e tretë për Moikomin nuk e përbën doktrina, me siguri atë e përbën vazhdimsia. 
Por çfarë do të thotë të jesh traktat-shkrues dhe gjithçka-trajtues njëkohësisht? Një traktat-shkrues s’mund të jetë tjetër veçse një gjithçka-shkrues. Ndërsa nga ana tjetër një gjithçka-shkrues s’mund të jetë tjetër vetëm se një vuajtës i dashuruar nga kërkimet e vlerave të humbura të shoqërisë se tij. Po ku gjendet dhe si t’a kuptojmë gjithçkanë moikomiane?! Ajo gjendet në arkeologji, histori, letërsi dhe arte. Moikomi ka kuptuar (dhe ky është tipar i gjenialitetit të tij) se këto fusha mbartin dëshminë e vërtetimit të prejardhjes, identitetit, dhe projektojnë metodikisht të ardhmen. 

Po ku e vendos gjithçkaja moikomiane njeriun? Në veprën e tij Moikomi e përgatit lexuesin në ngjitjen në nivel sipëror, atë poetik. Kjo është shprehja më e lartë e universalitetit konceptual që autori zotëron dhe përdor në poezi, siç  edhe vetë poezia është dëshmia e ekzistencës së jetës, dashurisë dhe kombit. Vepra e Moikomit është poezia, qëllimi i tij është jeta, kombi dhe dashuria. Po ku e vendos gjithçkaja moikomiane vetveten? Autori e ka bërë ndarjen midis veprës dhe qenjes si zhvillim apogje vështirë i hasur dhe qartësisht i qëllimshëm për të evituar sa të mundet një ambiguitet të mundshëm që gjithmonë ideohet nga një gjysëm autor i cili gjithmonë përpiqet të podhojë një gjysëm vepër./Pasqyrimi.com
*Ky artikull është shkruar eksluzivisht për Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close