Ylli Merja: Ja bimët që shërojnë prostaten!


Nga Migena DANI

Specialisti i bimëve medicinale Ylli Merja në një intervistë ekskluzive për Konica.al flet për mënyrën se si mund të shërohet sëmundja e prostatës.

Merja thotë se prostata është një një gjëndër hormonale me sekrecion të brendshëm e cila ka disa funksione në organizëm.

Cilat janë shenjat e para të zhvillimit të prostatës:

E para: Urinimi i shpeshtë;

E dyta: Urinimi shoqërohet me djegie;

E treta: Urinimi nuk është normal. (urinim me pika);

Prandaj, nëse ju i keni këto simptoma, çka duhet të bëni është një analizë urine dhe një eko abdominale, ku të shikohet me përparësi madhësia e prostatës.

Si bëjnë të mundur bimët mjekësore ‘zhdukjen’ e prostatës?

Tradicionalisht në Shqipëri për shërimin e sëmundjes së prostatës janë përdorur farat e gjëmbit të gomarit dhe farat e gjëmbaçit.

Farat e gjëmbit të gomarit janë efektive në drejtim të mirëfunksionimit të mëlçisë të shpretkës dhe të gjëndrës së prostatës, pra lënda aktive që ka silimarina ndikon në mirëfunksionimin e gjëndrave me sekrecion të brendshëm, siç është edhe prostata.

Një tjetër lloj bime është gjëmbaçi ku këshillohet të përdoren 6 deri në 7 kokrra në ditë duke i zier dy-tre herë. Bëni mirë t’i copëtoni një herë e mirë, t’i zieni dhe më pas tulin e farave, të bimës të gjëmbaçit mund ta konsumoni.

Çfarë bimësh të tjera përdoren?

Duke ditur që prostata mund të acarohet nga baktere të ndryshme është shumë mirë të përdorim bimë që kanë veti antibaktericide që i mbysin, i vrasin këto mikrobe.

Përdoren gjithashtu bimë që qetësojnë sistemin nervor, për shembull nëse prostata është shumë e irrituar, atëherë përdorimi i bimëve qetësuese siç është livando dhe balsami, kanë aftësi që të zvogëlojnë prostatën e irrituar. Ndërsa bimë të tjera që mund të përdoren nga njerëzit, por duke ruajtur dozat e tyre, në përgjithësi janë ato bimë që përmbajnë vitaminën B15 B 17 dhe acidin cianhidrik.

Ku gjenden këto vitamina? Këto bimë gjenden tek bajamja e egër, tek farat e kajsisë, tek bërthamat e kumbullës, tek farat e mollës dhe tek bërthamat e qershisë.

Farat e bajameve dhe të kajsive mund të përdoren gjatë ditës të dozuara nga dy tre kokrra, 2 bajame në mëngjës, dy në drekë, 2 në darkë, ose 3 farë kajsi në mëngjes, 3 në drekë dhe 3 në darkë.

Vaji që përdoret për kurimin e prostatës është vaji i farave të kungullit, ka aftësi qetësuese.

Vaji i farave të kajsisë, përdoret për zvogëlimin e gjendrës së prostatës.

Ku gjenden bimët që shërojnë prostatën?

Gjëmbaçi  dhe gjëmbgomari gjenden kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

Merren për kurim bimët me lartësinë 600-700 metra mbi nivelin e detit, pasi oksigjeni në këto zona është më i pakontaminuar.

Përkatësisht gjënden në zonën e Gjirokastrës, Korçës, Dibra, Kukësi.

Gjithashtu për kurimin e prostatës nuk duhet të harrojmë pa përmendur karafilin e egër që gjendet në zonën e Kukësit. Përdoret edhe rrushi i ariut, dëllinja dhe bari ngjitës…/konica

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close