Rebelohet Vlahutin: I paguani gazetarët me 300 euro dhe më pas i flakni tutje


image

Teksa Basha e Rama hedhin e presin akuzat e kundër-akuzat ndaj njëri-tjetrit për mediat, është ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila është hedhur në krah të gazetarëve. E pranishme në takimin “Ditët mediatike të Ballkanit perëndimor”, Vlahutin duke vënë në dukje të gjitha ngërçet, sjell në fokus rrogën e gazetarëve, sikundër ata mund të hidhen në rrugë edhe me anë të një mesazhi.

“Ne e shohim veten si partnerë. Duhet të punojmë me njeri-tjetrin dhe të ndihmojmë mediat. Nëse ka çështje politike, ka të paktën 40 kamera, dhe nëse ka çështje sociale, ka 2 kamera e 2 gazetarë. Kjo tregon praktika editoriale. Ka me qindra portale e gazeta dhe televizione. Dhe është shumë e vështirë për ne të navigojmë për të vërteten në media.

Ka dy shtylla. Rregullat dhe vlerat. Duhet vetërregullim i mediave. Është shumë e vështirë të jesh gazetar me 300 euro në muaj dhe që mund të pushohesh me një mesazh. Por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që flet është një gazetar dhe jo çdo hapësirë është një media.

Duhet të ndahet kjo gjë. Duhet patjetër një mbështetje financiare. Janë tregje shumë të vogla që nuk mund të vetërregullohen, dhe është e rëndësishme që ne si BE duhet të investojmë. Kjo do të nxiste konkurrencën e ndershme dhe do të edukonte brezat e ardhshëm”, tha Vlahutin./konica

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close