Eksploziv makines në Vlorë


image

Në orët e para të ditës është sinjalizuar për një shpëthim eksplozivi, në mjetin e një gruaje në qytetin e Vlorës. Burimet paraprake të uniformave blu thonë se shpërthimi ka ndodhur në një mjet tip Benz, rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm. Ky rast është shënuar në vendin e quajtur “7 Pallatet”, tek Uji i Ftohtë, ne rrethana dhe per shkaqe qe ende presin te sqarohen nga policia.

Informacion paraprak

“Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe, se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7 Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close