PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

2018 viti i tërmeteve


image

Toka kurrë nuk e ka ndërprerë rrotullimin rreth vetes. Por, ndonjëherë ajo e ngadalëson shpejtësinë, pastaj e rrit përsëri. Për dekada, shkencëtarët kanë zbuluar këto luhatje të vogla. Flasim për ngadalësime millisekondëshe, të pandjeshme dhe pa asnjë pasojë në jetën tonë të përditshme.

Në ditët e fundit, gjatë takimit vjetor të Shoqërisë Gjeologjike të Amerikës, që u mbajt në Seattle, dy gjeofizikantë kanë treguar se këto ndryshime të vogla mund të jenë të mjaftueshme për të ndikuar në numrin e tërmeteve të mëdha, që ndodhin në sipërfaqen e Tokës. Kjo mund të ndihmojë për të bërë parashikime afatgjata.

Një analizë e tyre çoi në përfundimin se gjatë 100 viteve të fundit, ngadalësimi i Tokës përkoi çuditërisht me periudha gjatë të cilave ka pasur një rritje të përgjithshme në numrin e tërmeteve të madhësisë 7 ballë, ose më të fortë. Roger Bilham i Universitetit të Kolorados dhe bashkëautor i studimit shpjegon: “Në përgjithësi ky fenomen çon në një rritje prej 2 deri në 5 tërmete në krahasim me mesataren. Rritja e tërmeteve zgjat rreth 5 vjet pas ngadalësimit. Kjo është e rëndësishme në fushën e parashikimit të ndikimeve afatgjata”.

Në punimin e botuar në “Geophysical Research Letters”, studiuesit tregojnë se tërmetet më të dhunshme duket se grumbullohen me kalimin e kohës, megjithëse jo në hapësirë.

Pyetja që lind është: “Kur do të jetë piku i ardhshëm i tërmeteve?” James Dolan, një gjeolog në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Angeles shpjegon: “Në qoftë se hipoteza është e saktë do të ndodhë së shpejti, sepse prej 4 vjetësh, Toka është në një periudhë të ngadalësimit të rrotullimit të saj. Pra, sipas statistikave, nuk duhet të përjashtohet që nga viti i ardhshëm planeti ynë mund të vuajë 5 tërmete të mëdha, që tejkalojnë mesataren vjetore prej 18 tërmetesh”. Nëse kjo ndodh me të vërtetë, do të jetë një hap shumë i rëndësishëm përpara në parashikimin e tërmeteve afatgjata. / Bota.al

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 10, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: