Ministri i Brendshëm Gjerman vendos për fatin e familjes nga Shqipëria, nuk ka depërtim


Familja Ajazaj nga Shqipëria, e cilësuar si shembull i integrimit të suksesshëm në Gjermani, vetëm 1 javë më parë ishte bërë temë në mediat gjermane. Nga 11 tetori Xhezo Ajazaj me gruan dhe tre fëmijët që jetojnë prej tri vitesh në Berlin, kanë jetuar nën ethet e kthimit, por tani ata mund të shpresojnë për mirë sepse depërtimi i tyre është anuluar. Pasiguria që i priste në rast kthimi në Shqipëri, ku, siç shkruan bild.de “nuk kishin asgjë”, i shoqëronte ata ditë e natë.

Por, çështja duket se ka marrë një kthesë pozitive për Ajazajt. Senatori (ministri) i brendshëm i landit Andreas Geisel ka shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai ka vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset. Fqinjët, të njohurit dhe mediat, ndërsa kanë folur për Ajazajt shprehnin shqetësimin përse “pikërisht ata” duhej të dëboheshin. Dhe shqetësimi ishte i bazuar pasi që, siç ka thënë edhe shefi gjerman i kompanisë ku punon Xhezo, “shqiptari i tij” punonte sa për tre veta.

Senatori Geisel, më 11 tetor kishte vendosur për dëbimin e familjes ndërsa tanimë, ai ka ndryshuar qëndrimin dhe së paku hë për hë, Ajazajt mbeten në Gjermani./diell

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close