Media belge, Tirana e gjitha për t’u eksploruar


Një ndër mediat më të mëdha belge “La Dernière Heure” i ka kushtuar një artikull Tiranës.
Përfaqësimi i Tiranës me një pavion të saj në Panairin e Brukselit për festat e fundvitit, një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota, ka bërë që media belge të shkruaj për bukuritë që të ofron Tirana, dhe ka intervistuar edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.


Artikulli i plotë i gazetës belge, “La Dernière Heure”:
“Tetë shtëpiza në tregun e Krishtlindjeve për specialitetet e Tiranës, kryeqytetit shqiptar”
Verë e bardhë, e kuqe apo birrë, vaj ulliri, produkte tipike, produkte artizanale, por gjithashtu spektakle të kërcimit tradicional. Kjo është ajo çka qyteti i Tiranës do ju ofrojë përgjatë periudhës së festave të fundvitit, të cilat do të nisin që nga fundi i muajit, në qendër të qytetit. Kryeqyteti shqiptar do të jetë në fakt i ftuari i nderit, në këtë edicion të 17-të. Në total, tetë nga afro 250 shtëpiza që numëron ky projekt, do i dedikohen specialiteteve shqiptare. Këto do të vendosen në sheshin Shën Katerina, përballë Kishës.
Është një mundësi për prodhuesit lokalë të zbulojnë produktet e tyre në zemër të Europës. Muharrem Çobo i dedikohet sipërmarrjes së verës, që prej 20 vitesh. “Për momentin, unë i shes kryesisht verërat e mia në Shqipëri dhe Zvicër. Unë marr pjesë në evente të shumta në mbarë botën, me qëllim për të ekspozuar atë çka ne dimë të bëjmë dhe shpresoj që kjo të pëlqehet në Bruksel. Ne do propozojmë po ashtu edhe verën e nxehtë”, – thotë duke buzëqeshur përgjegjësi i ndërmarrjes së verës, Çobo.
Nga ana e tij, kreu i Bashkisë Erion Veliaj shpreson që kjo pjesëmarrje do u mundësojë turistëve për festat e fundvitit, që të eksplorojnë Shqipërinë në një këndvështrim tjetër. “Ka një zhurmnajë që qarkullon për vendin tonë, por ne duam t’u tregojmë turistëve atë çka ofron realisht qyteti i Tiranës. Duhet që këto legjenda urbane të zhduken”, shprehet politikani përgjatë vizitës sonë në Bashki.
“Para disa vitesh, as që mund të mendohej dot një ftesë për të marrë pjesë në një event si ky. Është një mundësi që turistët të zbulojnë qytetin e po ashtu edhe atraksionet e tij turistike dhe që në një të ardhme të mund të na vizitonin përsëri”, – vazhdon Erion Veliaj.
Për Brukselin, ky bashkëpunim synon gjithashtu të rendisë kryeqytetin tonë në nivel ndërkombëtar. Pjesëmarrja e qyteteve apo vendeve të tjera në këtë event do të mundësojë promovimin e festave të fundvitit edhe jashtë vendit.
Programi i plotë i këtij eventi do të publikohet këtë të martë, në prani edhe të kryetarit të Bashkisë Philipe Close dhe këshilltarit të Kulturës, Karine Lalieux. Sa u përket festimeve, ato do të startojnë zyrtarisht në 24 nëntor dhe do të shtrihen përgjatë pesë javëve, deri në 31 dhjetor.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close