PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Johannes Hahn në Konferencë për mediat, i ftuar dhe Rama


image

Për herë të parë në Shqipëri Komisioni Europian do të organizojë konferencën për ditët e medias. I pranishëm pritet të jetë edhe komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn. Një fjalim përshëndetës do të mbajë edhe kryeministri Edi Rama, i cili së fundi ndërmori një sulm ndaj gazetarëve pak pas seancës për imunitetin e Tahirit.

Nga ana tjetër, Rama ka një nënvlerësim për mediat, duke i etiketuar shpesh si ‘mediat e kazanit’.

Mbetet për t’u parë nesër gjatë fjalës në konferencë, nëse Rama do të flasë sërish për ‘mediat e kazanit’ apo ‘katundin mediatik’.

Ky Kryeministër që fajëson gjithmonë mediat për dështimet e qeverisjes së tij, ndoshta nesër duhet ta mbajë mbyllur gojën.

Kjo konferencë do të moderohet nga gazetari dhe korrespondenti i “The Economist” Tim Judah. Ndërsa do të ketë dy panele me gazetarë të shquar të Rajonit, si dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.

Liria e medias është një nga kapitujt e negociatave mes vendit tonë dhe BE, si dhe ishte një nga dy fushat e vetme të cilat në raportin e KE për 2016 nuk kishin shënuar progres./Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 9, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: