PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

A e përfshiu Rama baipasin e Elbasanit te 10 projektet më të mëdha të rrugëve ?


Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me grupet e interesit, kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018. Shefi i qeverisë u shpreh se janë 10 akset që do të ndërtohen për vitin 2018 nga Veriu në Jug të vendit.

“Planifikimi ka qenë i mangët, projektet të mangëta, po ashtu edhe kontratat dhe në fund produkti është i mangët. Ne kemi një buxhet, 42% më i lartë për financimin e infrastrukturës, do të thotë jo pak, edhe pse nuk është i mjaftueshëm për ndryshimin që duam. Në 4 vitet e ardhshme ne do i dalim, parashikojmë rritje të buxhetit, pasi do të ketë rritje të të ardhurave, por kemi edhe projektin e 1 mld dollarësh” deklaroi ai.

Rama u shpreh se janë 10 segmente të rëndësishme që do të mbulohen nga buxheti i shtetit për 2018. “Do çojmë para projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. By-pass-in e Tepelenës, do të përfundojmë rrugën Korçë-Ersekë, do të garantojmë By- Passet e Fierit dhe të Vlorës.

Do të finalizojmë kontratën dhe do të fillojmë punën për rrugën e Arbrit. Milot-Balldren, Tiranë-Thumanë përmes Vorës, Kardhiq-Devlinë, një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë, ka ardhur koha për t’i dhënë drejtim, më tutje aksin e ri Kashar-Rrogozhinë drejt Vlorës. Do të fillojë rruga e Thethit, së shpejti është përcaktuar edhe paketë financimi për zhvillimin e turizmit në atë zonë. Rindërtim të gjithë vijës së Shkodrës.

Për By-passin e Shkodrës po ndeshemi me një mal të madh inertesh. Kam marrë shumë letra edhe nga kryetarja e bashkisë për të ndërhyrë dhe me ministrin kemi ngritur një grup për të ndaluar atë masakër. Është fali Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë, projekt monstruoz në një nga zonat e mrekullueshme të liqeni i Shkodrës.

Do të ndërtohet aksi i ri që lidh Shëngjinin me Velipojën. Do të financojmë vijën bregdetare të Durrësit. Do të ndërtojmë aksin Fier-Seman, jemi gati të fillojmë rindërtimin e Bulevardit të Vlorës, ka filluar puna për fshatrat e vjetër të Himarës, plazhin e Dhërmiut.

Ne kemi tre akse turistike, nuk ka asnjë dritë të ndizet nga Vora në Shkodër, apo Plepat në Vlorë, spo flas drejt Tepelenës, pasi shumëkush mund të mendojnë se errësira është e traditës.

Ndriçimi ishte në një pjesë të tepsisë rrugët në një pjesë tjetër, ne do të ndriçojmë akset. Duke filluar nga qershori të kemi ndriçim normal në akse. Vetëm rruga Tiranë-Rinas është me ndriçim” tha ai.

Shefi i qeverisë deklaroi se do të dërgohen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e ARRSH që kanë abuzuar me ligjin për buxhetin.

“Kemi filluar proceset penale për supervizorët dhe zyrtarët e përfshirë në abuzime ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje të ligjit. Do të çojmë para drejtësisë për atë që ka marrë pjesë në këtë shkelje të papranueshme.

Nuk ka zyrtarë ARRSH që mund të hapë buxhet me firmën e tij duke i ngarkuar borxhe qeverisë, ndërkohë që ligji është i qartë dhe ka kufij të kapërcyeshëm edhe nga vetë qeveria” deklaroi ai.

Pritej që të financohej baipasi i Elbasanit. Por duket se për këtë mandat nuk ka shanse.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 9, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: