PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Skandali/ Raporti për mësuesen nga Elbasani me firmë të falsifikuar


image

Disa javë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e mësueses së shkollës “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan, Lindita Sejdini, së cilës drejtoresha Ilda Nako, nuk i njohu, e për pasojë, nuk i pagoi raportin e lëshuar nga QSUT.

Por ky abuzim, nuk është ndalur me kaq. “Stop” investigoi, se drejtoresha ngriti një komision disipline për masë ndaj mësueses. Njëra prej anëtareve të komisionit, Kozeta Hoxha, rezulton se ka firmosur raportin në kohën kur ka qenë jashtë Shqipërisë në bazë të të dhënave të sistemit TIMS…?!

“Jam Lindita Sejdini, mësuese në shkollën “Ptoleme Xhuvani” prej 15 muajsh. Në muajin Korrik më është prerë paga nga drejtoresha e shkollës. Arsyeja ime ishte familjare dhe shëndetësore, pasi fëmijën e kisha të shtruar në QSUT. Kërkoj që raporti im të njihet, pasi është ligjor. I jam drejtuar emisionit “STOP” sepse nuk kam gjetur zgjidhje as nga drejtoresha e shkollës dhe as nga drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit.”

Lindita tregoi se i është drejtuar Jonida Cungut nga DAR, e cila i ka premtuar se raporti do t’i paguhet.

Ngjarja ishte zhvilluar më ndryshe se kaq, përpara se mësuesja të drejtohej në STOP, çështja ka shkuar në gjykatën Administrative të Durrësit, sepse DAR Elbasan dhe drejtoresha nuk i jepte orë mësimi Lindita Sejdinit.

“Historia ime me drejtoreshën ka filluar para një viti në Shtatorin e 2016, kur unë paraqita dosjen pranë Drejtorisë Rajonale në Elbasan. Që në momentin e pikëzimit drejtoresha e shkollës në mënyrë flagrante bëri vlerësimin tim me 0 pikë, drejtoresha nuk më dha asnjë orë në fillim të vitit, duke më thënë që orë për ju nuk ka. Më pas ju drejtova Gjykatës Administrative në Durrës. Në 26 Shtator të 2017 unë fitova gjyqin ndaj Drejtorisë Rajonale Elbasan dhe ndaj Drejtorisë së shkollës “Ptoleme Xhuvani”  ku në kërkesë padinë time ishte që unë të merrja kompensimin e pagës nga muaji Shtator deri në muajin Dhjetor dhe i drejtohesha sërish dhe DAR që sigurimet shoqërore nga pjesa e raportin që unë kam pasur të konvertohej në pagë të plotë për efekt llogarie”.

Përtej të gjithë kësaj, drejtoresha Ilda ka ngritur një komision disiplinor për Linditën dhe bashkëshortin e saj.

Por dy mësueset Rudina Biçoku dhe Kozeta Hoxha dhe nuk kanë qenë atë ditë në Shqipëri.

Në 25 Gusht 2017 pranë shkollës “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan është ngritur Komisioni i disiplinës ndaj mësueses Lindita Sejdini dhe bashkëshortit të saj Eduard Sejdini.

Emsioni Stop ka siguruar dy procesverbalet, ku kryetare është Ilda Nako dhe anëtare janë mësueset Rudina Biçoku dhe Kozeta Hoxha.

Sipas informacioneve të siguruara nga STOP nëpërmjet sistemi TIMS, mësueset nuk kanë qenë në Shqipëri në 25 Gusht dhe nuk dihet se kush ka firmosur në Komision.

image

STOP shkoi dhe pyeti nga afër drejtoreshën dhe ajo tha se mësueset kanë firmosur vetë.  

Por, drejtoresha nuk ka pranuar dhe i ka thënë gazetares që të shkojnë të drejtohet me shkresë zyrtare.

zyr

image

tare.

Gazetarja: Sipas informacioneve që kemi marrë ne Kozeta ka qenë në Itali në 25 Gusht.

Drejtoresha: Kozeta ka marrë leje dhe mësuesja Kozeta është zëvendësuar me një mësuese tjetër.

Gazetarja: E kujt është kjo firmë, ne si emision ‘Stop’ do bëjmë një kallëzim në polici për falsifikim firme.

Drejtoresha: Ju po bëni atë që kam bërë unë për mësuesen për raportin mjekësor.

Gazetarja: Ka firmosur mësuesja në 25 Gusht, a e ka firmosur mësuese Kozeta Hoxha.

Por, emisioni Stop nuk e la me kaq. Gazetarja u drejtua pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan për të bërë një kallëzim penal ndaj Drejtoreshës së shkollës “Ptoleme Xhuvani” Ilda Nako dhe mësuesja Kozeta Hoxha. Emisioni Stop i kërkon uniformave blu që të zbardhin të vërtetën se kush është personi që ka hedhur firmën në datën 25 Gusht 2017, pasi sipas informacioneve mësuesja Kozeta Hoxha e cila është anëtare e Komisionit të Disiplinës nuk ka qenë në Shqipëri në datën 25 Gusht. /tvklan.al

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 8, 2017 nga te Denoncim dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: