Raporti i Bankës së Shqipërisë për kreditë me probleme, bie në kundërshtim me raportet e mëparshme


   Statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, sistemi bankar ka rritur ndjeshëm fitimin në 9-mujorin e parë të këtij viti. 
Nga muaj janar deri në shtator të 2017 fitimi është rritur 161% në krahasim me vitin e kaluar.               

Ky nivel ka thyer rekord, që nga 1999, ku këtë sezon fitimi arrin në 16,9 miliard lekë. 

Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, arsyeja themelore për këtë rritje, lidhet me uljen e fondit të shpenzimeve për kreditë e pakthyera ne afat.                                                         

Në këtë 9-mujorë të tilla shpenzime pësuan një rënie prej 87%, duke bërë që të rikuperohen 12 miliardë lekë. Ndërsa, të ardhurat neto nga interesi kanë rënë me 4%. Të ardhurat neto nga aktivitete të tjera kanë rënë me 12%. 

Z. Genti Sejko pak dit më parë ka njoftuar se huatë me probleme, thyejnë tjetër rekord duke zbritur me 14,7%. Gjithashtu ka theksuar se, kjo rritje e ndjeshme ndikon pozitivisht në rritjen e ekonomisë. 
Mirëpo, këto të dhëna të kënaqshme bien në kundërshtim më statistikat tjera, ku shihet se ka një rënie në konsumin e qytetarit, në shpenzimet e domosdoshme dhe ulje në ekonomi 2.5% nga viti i kaluar.  

Po ashtu, nga indekset e publikuara më parë nga Ministria e Financës dhe Banka e Shqipërisë theksohet se, në një ekonomi të mirë (normale), kredia me probleme është minimumi 3% dhe maksimumi 6%. Ndërkohë që zbritja e huave me probleme është në 14.7, shifra këto që tregojnë gjendjen e rënduar të bankave dhe jo përmirësim rekord. 

Përgatiti: Eliza Gjediku

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close