Nikolla premton tekste mësimore falas, prioritet 18 kategori  në nevojë sociale


SOCIALE

Nikolla premton tekste mësimore falas, prioritet 18 kategori  në nevojë sociale
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare në arsimin e detyrueshëm do të përfitojnë libra falas për vitin e ardhshëm shkollor. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, në kuadër të premtimit të dhënë për fëmijët nga klasa e parë deri në të nëntën. 

Ministrja e arsimit ka parashikuar që në buxhetin e arsimit të shpërndahen libra falas për disa kategori nxënësish. Tek kategoritë përfituese përfshihen familjet në nevojë, komuniteti  rom dhe egjiptian si dhe familjet që kanë mbi 3 fëmijë në shkollë. Propozimi ka  ardhur nga Partia Demokratike nëpërmjet një amendamenti, të cilin e kanë dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë disa ditë më parë. Tekstet shkollore të paguara nga shteti ka qenë një propozim i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, prej kohësh.
“Shpërndarja e teksteve dhe mjeteve ndihmëse  falas krijon mundësinë që të gjithë nxënësit të ndihen të barabartë, si dhe një lehtësim për punën e mësuesit, pasi mjetet mësimore ndihmëse janë kthyer në një makth për shkak të kostos së lartë. Në kushtet e përhapjes së fenomenit të braktisjes shkollore për shkak të varfarësië kjo masë do të ulte fenomenin e braktisjes së shkollave”,- është cituar disa ditë më parë në amendamentin e PD-së.
Theksojmë se buxheti për arsimin bazë është 22 mln lekë, por nuk është detajuar ende sa buxhet do të jetë për botimet falas.
Shumë prej vendeve të rajonit e kanë praktikuar këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE. 

Përgatiti: Besmir Pula

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close