PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Horoskopi 8 Nëntor 2017


Dashi- 21.03-20.04

Jeni gati të lini mënjanë opinionet tuaja dhe të dëgjoni anën tjetër. Qëndrimi juaj pranues do të shtrojë rrugën për lidhje më të mira me njerëz. Kur është fjala për biznesin, ju jeni të drejtpërdrejtë. Mos humbni kohë duke humbur klientë potencialë. Më mirë bëjeni një kërkesë a propozim korrekt dhe prisni përgjigje. Kur keni durim do të rritet edhe mundësia për sukses. Disa njerëz kanë dëshirë të kenë kohë dhe hapësirë për të marrë vendime.

Demi- 21.04-20.05

Sekreti i suksesit tuaj qëndron te aftësitë organizative. Në vend se të humbni kohën e çmuar duke kërkuar materiale, jeni gati të punoni direkt në punë. Nëse hapësira e punës suaj është kaotike, ndani kohë për t’i rregulluar gjërat. Investoni në një tavolinë pune apo vend që u mundëson të krijoni njëfarë rendi. Mos lejoni që një mik t’ju shpërqendrojë nga obligimet.

Binjakët- 21.05-20.06

Nuk e keni bezdi të jeni në qendër të vëmendjes. Po shijoni shikimet që ua japin të tjerët, veçanërisht nëpër festa e tubime profesionale. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni tek një artist i kompletuar. Nëse diskutoni për shkrimtarët e preferuar, filmbërësit apo muzikantët, do të ndiheni mirë. Shijet tuaja mund të mos jenë të njëjta, por kjo i bën interesante bisedat. Jeni në lidhje? Përfitoni nga rasti ta lazdroni të dashurin pak me kujdes.

Gaforrja- 21.06-20.07

Jeni përkushtuar të plotësoni nevojat e personave të dashur, edhe nëse nuk është e përshtatshme për ju. Një i afërm ka gjasë të ankohet që po ndikoni në lidhjen e tij. Një prej gjërave që ju bën më të lumtur është të krijoni njëfarëlloj komoditeti brenda shtëpisë. Nëse kjo nënkupton se duhet të shkoni përtej detyrës, le të jetë ashtu. Problemet ndodhin kur neglizhoni dëshirat tuaja për hir të të tjerëve. Ushqejeni shpirtin duke u marrë me veten.

Luani- 21.07-20.08

Nëse e mësoni një shkathtësi të re do t’ ju rritet vetëbesimi. Gjithmonë keni qenë student i mirë. Kur e prezantoni veten para dikujt që ju pëlqen, ju lironi informata shumë lirshëm. Jo vetëm që do të merrni shumë më tepër njohuri në këtë kurs, por edhe do të bëheni më të famshëm. Ju pëlqen të flisni me njerëz që pëlqejnë të njëjtat gjëra. Shkoni në një shëtitje në grup me studentët e tjerë, sepse mund të kaloni shumë mirë.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Ndani kohën për një projekt personal. Keni instinktet e një artizanati. Në vend se të prodhoni diçka për masën ju pëlqen të krijoni diçka unike dhe të punuar mirë. Mund të jetë e nevojshme të bëni disa përpjekje derisa të godisni në shenjë. Në fillim mund të mos keni, sukses por provojeni përsëri. Mbani një fletore derisa punoni. Do t’ju shpjerë në një drejtim më produktiv.

Peshorja- 21.09-20.10

Jeni të përcaktuar të ecni sipas mënyrës suaj. Nëse ju refuzohet një aplikacion nga ndonjë institucion kulturor, kreativ apo edukativ, telefoni dikë dhe kërkoni ta rishqyrtojnë vendimin. Mund të mos keni sfondin që kërkohet, por jeni perfekt për këtë organizatë. Fuqitë tuaja bindëse janë të mëdha. Pasi të flisni për shumë gjëra, do të anëtarësoheni në një grup që mund t’ju ndihmojë të çoni përpara ambiciet tuaja.

Akrepi- 21.10-20.11

Një lidhje intime do të ketë shumë ndikim. Jeni lodhur duke i përshtatur vendimet tuaja me miq, të afërm apo kolegë. Duke pasur mundësinë të besoni në një partner të besueshëm, edhe bindjet tuaja do të forcohen. Me ndihmën e partnerit, do të mund të ecni në një drejtim të guximshëm. Të tjerët do t’ju akuzojnë se jeni i papërgjegjshëm, por injoroni këto fjalë.

Shigjetari- 21.11-20.12

Puna në ekip do të jetë më argëtuese seç e keni pritur. Do të shijoni shkëmbimin e ideve me persona kreativë. Disa do t’ju ndihmojnë me propozime të tyre. Mos u ofendoni. Fakti që nuk besojnë në ju me kalimin e kohës do të shndërrohet në admirim. Dikush që është impresionuar nga qëndrimi juaj do t’ju kërkojë takim. Nëse jeni beqar, duhet ta pranoni. Kjo mund të jetë lidhje që zgjat gjithë jetën.

Bricjapi- 21.12-20.01

Gjithmonë keni qenë tipa të organizuar, ambiciozë dhe praktikë. Këto veti të forta ua kanë mësuar një gjë të re. Nëse shefi juaj dëshiron t’ju ngarkojë me më shumë përgjegjësi, pranojeni. Do t’ju duhet kohë të mësoni të kryeni detyrat, kështu që kini durim. Kërkojuni miqve ndihmë dhe bëhuni më pranues ndaj këshillave. Kurdo që tregoni respekt për detyrat e tjerëve, gjithçka do të përkthehet në sukses.

Ujori- 21.01-20.02

Zgjeroni horizontet tuaja sepse është kritike për mirëqenien tuaj. Nëse keni qenë të ngarkuar nga brendia, riaranzhojeni orarin. Krijoni shprehinë të bëni një shëtitje për çdo ditë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të zgjoheni herët dhe të flini herët. Shëtitja në natyrë do t’ju ndihmojë të liroheni nga presionet. Vetëm sepse e keni përfunduar një lloj pune nuk do të thotë që duhet ta bëni.

Peshqit- 21.02-20.03

Kur keni një jetë të mirë personale, edhe stresi në punë është më i menaxhueshëm. Kurdo që keni ditë të vështirë në zyrë, shkoni tek një i afërm apo partneri. Përkrahja dhe fjalët e shakatë e tyre do t’ju bëjnë ta harroni zemërimin. Një punëdhënës patetik është duke angazhuar gjithë energjinë e vet në punë. Kjo është arsyeja pse ai mund t’ju mundojë shumë. Në vend se të duroni abuzimin e tyre mund të gjeni një vend tjetër pune.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 8, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: