PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shqiptarët e Kretës kërcënojnë Agimin e Artë


Foto e përshtatur!
Deklaratat vulgare të një deputeti nazist, i cili foli në parlamentin grek, duke i sugjeruar qeverisë greke të lëshojë avionët luftarak F-16, të fluturojnë mbi Himarë kanë shkaktuar një apokalips mediatik dhe pak a shumë, tronditje të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu, insistimi i vazhdueshëm i qeverisë greke, për të vetquajturën ‘minoritet grek’ në Himarë po rrit tensionet dhe përshkallëzon situatën në Ballkan.

Këto thirrje për luftë nuk i shërbejnë as Ballkanit e as Europës por shqiptarët nuk do të bëjnë një vesh shurdh dhe një sy qorr. Nazistët e ‘Agimit të Artë’ kanë një histori, që lë për të dëshiruar, me shqiptarët. Ata, siç duket nuk e kanë perceptuar mirë, se kush janë në të vërtetë shqiptarët.

Këta maskarenj e dinë fare mirë, çkanë hequr me shqiptarët në vendin e tyre: 3 zyra të shkrumbuara në Kretë, nga shqiptarët, 2 zyra të shkatërruara në Athinë, nga shqiptarët, 2 nazifashistë të vrarë nga anarkistët, 3 shqiptarë morën pjesë në operacion.

Së fundmi, një shoqatë shqiptarësh në Kretë, i bëjnë thirrje ‘Agimit të Artë’ të mos vazhdojë më, me provokime të tilla dhe të mos ngrejë krye.

Grupi i shqiptarëve shton: “Agimi i Artë e di fare mirë se kush jemi ne, të mos bëjë provokime të tilla në atë parlament sepse kjo tufë langonjsh mund edhe mos ta shohë më agimin në mëngjes, sot janë, nesër sjanë!!”

Shqiptarët janë me shumicë në ishullin e Kretës dhe shumë herë janë ndeshur me ekstremistët e ‘Agimit të Artë’, ku këta të fundit kanë vazhduar me provokime të tejskajshme dhe në fund janë bërë viktimë e dhunës nga shqiptarët./Përshtati: Xhildinho Ozuni  

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 7, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: