PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Njihuni me pamjen më të re të monumentit simbolik të Gjirokastres


image

Periudha e Komunizmit dhe ajo e tranzicionit post komunist la në pluhurin e harresës mjaft objekte dhe vlera të historisë së Shqipërisë. Në një vëzhgim të gjerë ndaj këtyre monumenteve vihet re lehtësisht se përveç monumenteve që janë shembur me apo pa vetëdije, edhe ata që i rezistojnë kohës kanë nevojë për “kuratim” dhe kujtesë të vetë historisë.

Paçka territorit jo shumë të madh të shtetit tonë, duke u nisur nga tradita mijëra vjeçare kulturore dhe historike, bartëse e disa qasjeve dhe botëkuptimeve, në ditët e sotme kemi nderin të zotërojmë jo vetëm monumente historike të përfshira në listën e UNESCO, por edhe qytete-muze, të cilët të magjepsin me gërshetimin e të shkuarës me të tashmen dhe që lënë premisa për të ardhmen.

Pa dyshim që në këtë kontekst ai qytet që na vjen në mendje për herë të parë është Gjirokastra, Argjiroja e gurtë që mbetet dëshmitare e gjallë e mijërave viteve për këdo që është kureshtar për gjurmët e historisë. Por pavarësisht pamjes joshëse, kur keni fatin të shëtisni mbi kalldërëmet klasike të saj, do të shihni se edhe këtu fshesa e harresës ka punuar pa pushim, sepse do të përballeni me godina, hamame, hane dhe xhami, një pjesë e të cilave vijojnë ekzistencën vetëm me themelet ose rrënojat e tyre, si për të thënë se në ta shtrihej një qytetërim dhe një jetesë krejt e gjallëruar. Sigurisht që edhe kulla e sahatit ka marrë pjesën e saj nga kjo gjëmë masive, pavarësisht se është një ndër pikat më të vizituara, si për vizitorët vendas, ashtu edhe të huaj, por që jashtë funksionit për shkak të mosmirëmbajtjes së saj.

Është pikërisht Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), e cila është e pranishme që prej vitit 1996 në Shqipëri, ajo që ka përfunduar më shumë se 300 projekte në fusha të ndryshme dhe konkretisht është fokusuar në ato të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe e cila ka vendosur të kontribuojë në restaurimin dhe rigjallërimin e historisë së Shqipërisë duke restauruar ose rindërtuar monumente të ndryshme me vlerë kulturore dhe historike. E angazhuar në ofrimin e ndihmës ndaj shtetit shqiptar edhe për gjallërimin e veprave historike të qytetit të Gjirokastrës, TIKA ka marrë përsipër të restaurojë ‘kurorën’ e këtij qyteti, kullën e sahatit të ndërtuar në shekullin e 19 -të nën kujdesin e valiut të atëhershëm të Janinës.

Kulla 30 metra e lartë që ndodhet në kalanë e qytetit, e cila u shemb gjatë luftës së dytë botërore dhe që u restaurua sipas modelit origjinal në vitet 1967-1970, po i nënshtrohet një pune restaurimi shumë të kujdesshme, punë kjo që po bëhet nga ekipe me punonjës vendas dhe nën kujdesin e TIKA-s dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Puna e detajuar për përforcimin dhe pastrimin e kullës dhe pjesëve ndihmëse të saj, përfshirë dhe ato të bodrumit, është drejt përfundimit, ndërsa na ndan pak kohë nga rivënia në punë e akrepave të këtij objekti që është simbol i kohës. Pastrimi i bodrumeve, dhomave ndihmëse dhe pjesës përreth, përforcimi në mënyrë artizanale i pjesëve të dëmtuara, si dhe nxjerrja në pah e bukurive të këtij objekti simbolik na tregon dhe një herë që Shqipëria bashkë me partnerin e saj, Turqinë, nuk janë të vetme në rrugën për mbajtjen gjallë të së kaluarës për brezat e ardhshëm.

image

Sipas informacioneve që morëm nga zyrtarët e TIKA-s thuhet se restaurimi i kësaj vepre konsiston në pastrimin e mureve të brendshme dhe të jashtme të kullës dhe godinës që është në vartësi të saj, forcimin e mureve të dëmtuara përmes injeksionit në vendet ku ka pasur plasaritje apo çarje, mbushjen e fugave, restaurimin e çative sipas projektit origjinal dhe me pllaka guri, si dhe rregullimin e hapësirës përreth kullës së sahatit.

Kjo nuk është hera e parë që ky institucion ndihmon shtetin tonë në restaurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë dhe në veçanti të atyre të trashëgimisë kulturore. TIKA këto projekte i realizon në kuadër të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e kulturës. Ndërsa projekte të shumta të këtij institucioni janë zhvilluar edhe në fusha të ndryshme, si arsimi, bujqësia, infrastruktura, siguria etj.

Turqia konsiderohet si një partner strategjik nga Shqipëria, ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve vijon vazhdimisht të jetë gjithmonë në nivelet më të larta.

image

/frekuenca.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 7, 2017 nga te Kulturë dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: