PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Lirohet nga burgu vëllai i Admir Tafilit, vrau kolonel Arben Zylyftarin


image

Jo më larg se sot, ndërkombëtarët dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë ‘shkundur’ politikën dhe drejtësinë shqiptare për zbatimin e ligjeve dhe të Vettingut, një tjetër çudi vjen nga gjykatat e vendit.

Gjykata e Krujës, ka liruar me kusht vëllai i Admir Tafilit, Genc Tafili, i dënuar me 25 vite burg.

Genc Tafili u dënua si i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Vendimi për lirimi e tij është dhënë sot nga gjykatësja e Krujës E. Hoxha. Ndërkohë që Tafili mësohet se kishte kryer 17 vite.

Kronologji e ngjarjes:

2 gusht 2000 policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit. Për pasojë u vra i kërkuari, por edhe drejtori i policisë Arben Zylyftari

22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushi i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri kur do të futej në banesë, por fatmirësisht shpëtoi

2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme të dhënë nga burgu i Shën Kollit në Lezhë. Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili

18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit. Policia dyshoi se autori i kësaj ngjarje është Admir Tafili, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit

Arben Zylyftari u vra në aksion te banesa e familjes së Tafilit

Admir Tafili, i dyshuari për kryerjen e dy vrasjeve dje në Shkodër, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari. Ngjarja ka ndodhur në 2 gusht 2000, në lagjen “Udha Kryq” të Shkodrës.

Ish-shefi i krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushi, vëllai i dy të vrarëve dje në Shkodër, pati filluar asokohe një aksion kundër grabitësve të makinave. Policia po patrullonte në lagje kur një agjent i rendit ka vënë në dijeni grupin e gatshëm për praninë e Bahri Tafilit, person në kërkim për vrasjen e Gëzim Gecit, i cili ka tentuar të largohet sapo ka parë forcat e rendit. Policët shkuan në banesën e Tafilit dhe, pasi trokitën disa herë, askush nuk e hapi portën.

Njëri nga policët tentoi të hipte në murin rrethues për të shkuar në oborrin e banesës, por u ndesh një breshëri automatiku. Në këtë kohë, ish-shefi i krimeve, Prelë Pjetrushi, që drejtonte aksionin, komunikoi me radio me drejtorin e policisë së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftarin. Ky i fundit vendosi të shkonte dhe vetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa Zylyftari po mbërrinte në vendin e ngjarjes, vazhdoi shkëmbimi i zjarrit.

Arben Zylyftari, ndërkohë kishte kërkuar mbështetjen e FNSH-ve dhe ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke u pozicionuar rreth 17 metra larg nga kasollja ku ishin futur Bahri dhe Genci Tafili. Në këtë kohë, zyrtarisht thuhet se është qëlluar me një të shtënë nga kasollja dhe plumbi kapi në gjoks Arben Zylyftarin, i cili gjeti vdekjen më pas në spitalin e Shkodrës.

Në këtë ngjarje, mbeti i vrarë edhe Bahri Tafili, ndërsa i biri, Genci Tafili, iu dorëzua policisë. Pas ngjarjes, 31-vjeçari Genci Tafili, i dënuar me 25 vjet burg, ka deklaruar se vrasja e Zylyftarit nuk është bërë nga ai./konica

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 7, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: